RUSI - Një grua në Rusi i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes. Një makinë e cila kishte humbur kontrollin u drejtua me shpejtësi trotuarit ku po kalonte gruaja, e cila e vuri re vetëm në momentin e fundit.

Fatmirësisht gruaja lëvizi duke u fshehur pas një shtylle korrenti aty pranë, e cila i shpëtoi jetën.

Në rast se gruaja do të kishte qëndruar në vend apo do të lëvizte në drejtimin e kundërt, atëhere me shumë mundësi do të ishte përplasur nga automjeti që mund t'i merrte dhe jetën.

Video ka marrë mijëra klikime në internet, brenda pak ditëve.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)