Rusi-Turqi, Davutoglu: Dialog për
uljen e tensioneve mes 2 vendeve

Rusi-Turqi, Davutoglu: Dialog për<br />uljen e tensioneve mes 2 vendeve
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka thënë se Ankaraja do të punojë me Rusinë dhe aleatët për të qetësuar tensionet pasi Turqia rrëzoi një avion rus që thuhet se kishte shkelur hapësirën ajrore turke.

Në një shkrim për gazetën britanike “Times”, Davutoglu theksoi se lufta kundër Shtetit Islamik ka qenë prioriteti kryesor. Ai thekson gjithashtu tha se Turqia duhet të mbrojë territorin e vet sovran.

Moska ka hedhur poshtë pretendimet turke, ndërsa thekson se avionic I saj luftarak nuk ka shkelur hapësirën e Turqisë. Tensionet janë përshkallëzuar mes Ankarasë dhe Moskës lidhur me incidentin, e presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se do të ketë "pasoja të rënda".

"Rrëzimin i një avioni të paidentifikuar në hapësirën ajrore turke nuk ishte dhe nuk është një akt kundër një vendi të veçantë", shkruan Davutoglu për Times. Nga ana tjetër presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan hodhi poshtë thirrjen e Rusia për të kërkuar falje, duke thënë se Ankaraja ishte në të drejtën e saj.

"Nëse do të e kishim se ishte një avion rus, ndoshta ne do ta kishim paralajmëruar atë ndryshe. Jam i trishtuar nga ajo çfarë ka ndodhur, por sërish refuzoj të kërkoj falje”, deklaroi Erdogan.

Ushtria turke thotë se ka dërguar disa paralajmërime por dy pilotët rus nuk janë bindur. Sipas tyre avionic shkeli për 17 sekonda hapësirën ajrore turke.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure