/ATSH-AFP/ - Ministri rus i Ekonomisë, Aleksei Uljukajev shfaqi mundësinë e lehtësimit për Greqinë, në kuadër të vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Moskë, të embargos ushqimore vendosur në Bashkimin Evropian për shkak të krizës ukrainase.
"Ne do ta shqyrtojmë këtë çështje në thellësi gjatë një takimi të kryeministrit, Medvedev me kryeministrin grek, në të cilin do të marr pjesë", deklaroi ai, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
"Ne kemi përgatitur një sërë propozimesh në raport me embargon dhe po i diskutojmë", shtoi ministri.
Rusia vendosi në muajin gusht një embargo për pjesën më të madhe të prodhimeve ushqimore të vendeve që e sanksionuan për rolin e saj në krizën ukrainase, në mënyrë të veçantë të vendeve të BE-së prodhimet e të cilëve janë prekur ndjeshëm.
Greqia është shprehur kundër sanksioneve perëndimore vendosur kundër Moskës.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian theksoi në Athinë se politika tregtare ishte një kompetencë ekskluzive e Bashkimit Evropian.
"Ne presim nga shtetet anëtare (...) që të flasin njëzëri me partnerët tanë tregtarë duke përfshirë këtu dhe Rusinë", theksoi Daniel Rosario, zëdhënës i Komisionit i ngarkuar me çështjet lidhur me tregtinë.
/Shqiptarja.com