Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

1732467355_20240304T093852Z118569404RC2.jpg

Dmitry Peskov

Moska akuzon administratën amerikane në largim për minimin e planeve të presidentit të zgjedhur Donald Trump për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

“Gjatë fushatës zgjedhore, Trump tha se donte të bënte paqe disi dhe ai po i udhëhiqte të gjithë në një rrugë paqeje. Tani ata po bëjnë gjithçka për të përshkallëzuar situatën në atë mënyrë që planet e paqes të jenë të destinuara të dështojnë”, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një media ruse, raporton La Repubblica. 

Sipas Peskov, administrata Biden ka treguar se "do të bëjë gjithçka për të siguruar që kjo luftë të mos përfundojë".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Media: Moska po rekruton Jemenas për të luftuar në Kiev


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar