
Të paktën gjashtë persona janë plagosur në një sulm të denoncuar nga rusët dhe që i atribuohet ukrainasve që goditi rajonin Belgorod të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën.
"Gjashtë civilë u plagosën nga bombardimet ukrainase në të cilin u përdorën municione thërrmuese", shkroi guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, në Telegram.
Guvernatori shtoi se një person është në gjendje të rëndë mes të plagosurve.
Më herët guvernatori kishte denoncuar plagosjen e 4 personave gjatë sulmit në zonën e Urazovos.
Lajmi kryesor:
Lufta/ NATO takim ‘sekret në Kiev? Sulm me dron në Moskë, mbyllen përkohësisht aeroportet! Bomba ruse në Kherson









