Rusia i ndalon hyrjen presidentit të PE, David Sassoli dhe 7 eurodeputetëve! BE: Nuk frikësohemi, veprimet e papranueshme

Marrëdhëniet mes BE dhe Rusisë, janë tensinuar sërish, kjo pasi kjo e fundit në kundërpërgjigje të masave të vendosura ndaj disa zyrtarëve rusë, Kremlini zyrtar vendosi të sanksionojë presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli dhe 7 zyrtarë të tjerë europianë, duke iu ndaluar hyrjen në vend.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i BE, ku liderët kryesorë i janë përgjigjur vendimit me një deklaratë të përbashkët.  Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli kanë dënuar vendimin e Ruisë për ndalimin e hyrjes së 8 eurodeputetëve.

"Ne dënojmë me forcë vendimin e autoriteteve ruse. Ky veprim është i papranueshëm, pa ndonjë justifikim ligjor dhe pa bazë. Ndali për të hyrë në Rusi është e qartë se është një sulm politik nga i cili nuk do të trembemi. Ne përpiqemi të godasim parlamentet sepse ato janë zëri i qytetarëve dhe kjo do të thotë që parlamenti Evropian ka e bëri të vetën, detyrën për të mbrojtur liritë themelore, për të denoncuar shkeljet e shtetit ligjor në Rusi dhe në shumë vende të botës. Ne do të vazhdojmë të argumentojmë se Alexei Navalny duhet të lirohet " thuhet në deklaratën e BE

Në lidhje me përgjigjet e mundshme nga BE, Sassoli tha se ai "kishte qenë në kontakt me të gjitha institucionet dhe përgjigja jonë do të jetë e përshtatshme".

Lajmi për ndalimin e hyrjes në Rusi të 8 eurodeputetëve u dha nga Ministria e Jashtme ruse dhe u publikua dhe në agjencinë e lajmeve Ria Novosti. Përveç Sassoli, Rusia i ka mohuar hyrjen Vera Jourova, nënkryetares së Komisionit Evropian përgjegjëse për politikat mbi vlerat dhe transparencën, si dhe Jorg Raupach, shefi i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Berlinit.

Të prekur nga masat janë edhe Ivars Abolins, president i Këshillit Kombëtar të Medias Elektronike të Letonisë, Maris Baltins, drejtor i Qendrës Shtetërore të Gjuhëve në Letoni, Jacques Maire, anëtar i delegacionit francez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Ana Scott, Shefe e Laboratorit të Sigurisë Kimike dhe Bërthamore të Institutit Suedez të Kërkimit të Mbrojtjes dhe Ilmar Tomusk, Shef i Departamentit të Gjuhëve të Estonisë.

Më herët  BE vendosi sanksione ndaj disa zyrtarëve rusë, për arrestimin e liderit të opozitës opozitës ruse Alexei Navalny, duke i bllokuar asetet dhe llogaritë e tyre bankare dhe duke u ndaluar hyrjen në vendet e Bashkimit Europain. BE këkron lirmin e  Alexei Navalny nga burgu, gjë që është refuzuar nga Moska Zyrtare se konsiderohet si ndërhyrje në punët e saj të brendshme.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe BE janë tensionuar që kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014 dhe mbështeti separatistët pro rusë gjatë luftës në Ukrainën lindore. Kohët e fundit, Rusia është ka pasur tensione në rritje me Republikën Çeke, në lishje me një shpërthim në një qëndër industriale, shpërthim për të cilin Çekian fajëson shërbimet inteligjente ruse. tensionet kanë bërë që të dy vendet të dëbojnë diplomatët përkatës dhe ka çuar në protesta masive në rrugë në Pragë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi