Rusia i përgjigjet BE, stërvitja e përbashkët një javore me Kinën e Indinë nis më 1 shtator në ajër, tokë e det

Rusia i përgjigjet Bashkimit Europian dhe përgatit nisjen e një stërvitje ushtarake përkrah Kinës dhe Indisë. Sipas ‘Radio Evropa e Lirë’, stërvitja e përbashkët pritet të nisi në datë 1 shtator dhe do të zgjasi një javë dhe përfshijnë forca ushtarake nga Rusia, Kina, India, Laosi, Mongolia, Nikaragua, Algjeria, Siria, si dhe personel ushtarak nga Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia dhe Taxhikistani.

Zyrtarët rusë kanë theksuar se stërvitja ka qëllim forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe nuk janë të drejtuara ndaj ndonjë vendi të caktuar, por ekspertë të sigurisë në perëndim deklarojnë se stërvitja ka synim të pasqyrojë një Rusi jo të izoluar dhe që ka aleanca të caktuara në zonën e Azisë dhe faktin se ushtria e Moskës është e paprekur. Stërvitjet do të përfshijnë manovra të ndryshme në ajër, tokë dhe det, me Rusinë që tha se Flota e saj e Paqësorit dhe marina e Kinës do të marrin pjesë në "veprime praktike të përbashkëta për të mbrojtur komunikimet detare dhe zonat e aktivitetit ekonomik detar" në Detin e Japonisë.

Pjesëmarrja e Indisë ka shtuar gjithashtu një faqe tjetër intrigash në stërvitjet ushtarake. India deri më tani është përmbajtur nga dënimi i pushtimit rus dhe ka vazhduar të blejë naftë të lirë ruse, duke injoruar përpjekjet perëndimore për të izoluar Moskën.

Stërvitja e përbashkët mes Kinës, Rusisë e Indisisë vjen disa orë pasi Bashkimi Europianë njoftoi hartimin e një plani ushtarakë për stërvitje të përbashkëta të forcave të armatosura të unionit dhe ato të Ukrainës. BE vendosi se do bashkëpunoj me Ukrainën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kievit përballë agresonit të pa provokuar të Moskës, me qëllim fitimin e luftës. Strategjia e BE është koordinimi i kapaciteteve të unionit për të rritur efikasitetin ushtarak të Ukrainës. Stërvitja do të jetë e ndarë në mbrojtje afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë.

 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 31/08/2022 21:48

    Do ti vënë flakën botës këta , mendojnë se do bëhet ai thotë Europa me Amerikën . Iku ajo kohëvku komandonte vetëm perëndimi tani duhet të mësohen me ndarjen e influencës ndryshe do shuhet bota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb