Rusia: Janë marrë pengje në rajonin Bryansk, pranë kufirit me Ukrainën

Rusia: Janë marrë pengje në rajonin Bryansk, pranë kufirit me Ukrainën

Alexander Bogomaz

Disa persona mbahen peng në një dyqan në rajonin rus të Bryansk, kjo është skena e mëngjesit të sotëm të një sulmi nga një grup "diversantësh" të ardhur nga Ukraina. Këtë e raporton agjencia Tass, duke konfirmuar se “dy fshatra janë sulmuar nga diversantë: Lyubechane dhe Sushany” dhe se gjashtë civilë janë mbajtur peng në Lyubechane. Tass flet për "disa dhjetëra militantë të armatosur" dhe "përplasje" me forcat ruse.

Sipas Rusisë, grupi i "diversantëve ukrainas" dyshohet se ka kryer një bastisje në territorin rus, duke vrarë një person dhe duke plagosur një djalë 10-vjeçar. Kjo u bë e ditur nga guvernatori i rajonit Bryansk, i vendosur në kufirin me Ukrainën, në kanalin e tij Telegram. “

"Diversantët nga Ukraina qëlluan mbi një makinë në lëvizje në fshatin Lyubechane në rrethin Klimovsky. Forcat e Armatosura të Federatës Ruse po marrin të gjitha masat e nevojshme për të eliminuar grupin e diversantëve”, tha Alexander Bogomaz, i cili theksoi gjithashtu se fëmija u dërgua në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme.

Sipas Bogomazit, rrethi Klimovsky u sulmua nga Forcat e Armatosura të Ukrainës me një dron, “përplasja” e të cilit shkaktoi zjarr në një ndërtesë banimi në fshatin Sushany.

“Shërbimet operative dhe emergjente janë duke punuar në vendngjarje”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Lavrov: Perëndimi po varros marrëveshjen e grurit! Dialog i shkurtër midis Blinken dhe ministrit të jashtëm rus në G20, i pari që nga fillimi i pushtimit rus


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501