Maqedonia pas krizës politike, tani është kthyer në një fush betejë mes Rusisë , BE dhe SHBA-ve. Ambasada amerikane dhe ajo e Gjermanisë në Shkup, kanë reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm rus se BE dhe SHBA synojnë ndarjen e Maqedonisë. Në deklarata e dy ambasadave, theksohet se spekulimet për ndryshim të kufijve, janë të papërgjegjshme.
Përfshirja e Rusisë në krizën politike në Maqedoni, e sidomos pas konfliktit të armatosur në Kumanovë, për të cili tha se ishte një sulm terrorist, ka detyruar BE të përzgjedh një përfaqësues special.
Burime nga zyra e shefes së diplomacisë europiane, Frederica Mogherini kanë thënë për mediat në Shkup, se një eurodeputet që njihet më situatën në Maqedoni do të marrë stafetën për zgjidhjen e krizës.
Publikimi i përgjimeve nga lideri i opozitës Zoran Zaev, nga ku dilnin krimet e qeverisë së Gruevskit bëri që kriza politike të rëndohet dhe më shumë. Nga ana tjetër përleshjet në Kumanovë lanë pas 18 të vrarë, nga të cilët tetë pjesëtarë të policisë maqedonase dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur, nga i cili u arrestuan 26 veta, 21 prej të cilëve shqiptarë të Kosovës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com