Rusia: Kemi prova, Turqia tregti të
paligjshme nafte me Shtetin Islamik

Rusia: Kemi prova, Turqia tregti të<br />paligjshme nafte me Shtetin Islamik
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe familja e tij, janë të përfshirë në tregtinë e paligjshme të naftës me militantët e Shtetit Islamik.
 
Gjatë një konference për media të mbajtur në Moskë, zyrtarët rusë kanë thënë se Ministria e Mbrojtjes di tre rrugët përmes të cilave nafta dërgohet nga Shteti Islamik për në Turqi.
 
Zyrtarët rusë kanë thënë se janë imazhet satelitore ato të cilat tregojnë kamionët cisternë të naftës, duke kaluar kufirin mes Sirisë dhe Turqisë
 
Mardhëniet në mes të Ankarasë dhe Moskës janë përkeqësuar që nga 24 nëntori kur një avion ushtarak rus është rrëzuar nga autoritetet turke pranë kufirit me Sirinë. Turqia thotë se avioni është rrëzuar për shkak se kishte shkelur hapësirën ajrore turke. Rusia nga ana tjetër këmbëngulë se avioni ishte mbi territorin sirian dhe jo turk.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit