Rusia ka përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Lihtenshtejnin dhe Islandën në listën e vendeve nga ku ndalohet importimi i produkteve ushqimore. Vendimi është firmosur sot nga kryeministri rus, Dmitry Medvedev.

Vendimi i Rusisë është kundëraksion ndaj sanksioneve të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Norvegjisë dhe Australisë.

Shqipëria bashkë me tre vendet e tjera i janë bashkuar vendeve të BE-së në sanksionet ndaj Rusisë lidhur me ndikimin e saj në krizën e Ukrainës.

Ndalimi përfshin mishin, peshkun, nën produktet e qumështit, frutat dhe zarzavatet.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)