/ATSH-AFP/ - Rusia ndërpreu sot livrimet e gazit në Ukrainë për shkak të mungesës së pagesës nga ana e Kievit, gjë që krijon shqetësime të mëdha në livrimet e gazit rus në Evropë, theksoi grupi rus "Gazprom".
Pas një ndërperjeje tjetër gjatë verës, livrimet e gazit rus në Ukrainë rifilluan më 12 tetor në sajë të një marrëveshjeje që parashikonte që Kievi të parapaguante volumet e dëshiruara.
"Në orën 07:00 GMT, shoqëria ukrainase e gazit "Naftogaz" tërhoqi të gjitha volumet e gazit rus të parapaguara dhe asnjë parapagesë nuk u krye", theksoi Gazprom në një komunikatë.
/Shqiptarja.com