"Kontratat në fuqi nuk prashikojnë asnjë rieksportim. Ne shpresojmë që partnerët tanë evropianë t'i përmbahen marrëveshjeve që ne kemi arritur", deklaroi ministri në një intervistë për të përditshen ekonomike gjermane "Handelsblatt".
"Është pikërisht kjo që mund të garantojë livrime pa ndërprerje për konsumatorët evropianë", theksoi ai.
Këto propozime u bënë ndërkohë që negociatat mes rusëve, ukrainasve dhe evropianëve për livrimet e gazit rus do të fillojnë në po të njëjtën ditë në Berlin.
Këto diskutime tripalëshe parashikojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kievit dhe Moskës dhe për garantimin e livrimeve të gazit në Bashkimin Evropian, që varet 30 për qind nga Rusia për furnizimin me gaz, gjysma e të cilit tranzitohet nga Ukraina./ATSH/
