MOSKË - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vuajnë dëme reale nga vendosja e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë, deklaroi sot Ministria e Jashtme ruse. "Sanksionet vetëm sa do të bëjnë më të vështira marrëdhëniet ruse-amerikane dhe do të krijojnë një mjedis jashtëzakonisht të pafavorshëm në çështjet ndërkombëtare, ku bashkëpunimi midis SHBA dhe Rusisë shpesh luan një rol vendimtar.
Dëmi aktual i shkaktuar nga kjo linjë shkatërruese dhe dritëshkurtër do të jetë mjaf i rëndësishëm për Uashingtonin", shtoi kjo ministri. Ndërkohë, në deklaratën e rastit të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme theksohet se sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Moskës do të çojnë në rritjen e çmimit të energjisë.
"Vënia e pengesave bashkëpunimit me Rusinë në sektorin energjetik, përbën një masë të paarsyeshme dhe të papërgjegjshme. Sanksionet e Bashkimit Evropian do të kenë një rezultat të pashmangshëm në rritjen e çmimit në tregjet e energjetikës në Evropë", theksohej në komunikatën e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO