Rusia s’i ndal bombardimet, rrëzohet avioni i F-16 i Ukrainës, vdes piloti! Përplasje në BE për armët e dërguara Kievit, rrezik në termocentralin e Zaporizhzhia

Rusia s’i ndal bombardimet, rrëzohet avioni i F-16 i Ukrainës, vdes piloti! Përplasje në BE për armët e dërguara Kievit, rrezik në termocentralin e Zaporizhzhia

Termocentrali i Zaporizhzhia

Kiev- Rusia nuk tërhiqet nga bombardimet intensive ndaj Kievit, teksa katër shpërthime të tjera të fuqishme u dëgjuan mëngjesin e sotëm (30 Gusht) në Krime.

Edhe në Kirovskoye ka pasur shpërthime raketash me dronë, raportoi “Ukrainas Pravda”. Tre ishin afër aeroportit dhe një në stacionin e trenit.

Përplasje edhe në BE për përdorimin e armëve të dërguara në Kiev. Komisioneri i lartë Josep Borrell bëri thirrje që kufizimet të hiqen. Italia dhe Hungaria i thonë jo.

“Propozime të çmendura, duhen ndalur”, u shpreh ministri i Jashtëm hungarez.

Nga ana tjetër një avion F-16 i prodhuar nga SHBA u rrëzua ndërsa zmbrapsi një sulmin rus në Ukrainë, duke shkaktuar edhe vdekjen e pilotit.

Kurse ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, u detyruan të fshiheshin në ambiente të mbyllura më 20 gusht, për shkak të kërcënimit të një sulmi me dron dhe gjithashtu të shtynin një vizitë të planifikuar në central për 26 gusht, raporton “La Repubblica”.

Kjo mund të lexohet edhe në një deklaratë për shtyp të publikuar në faqen e internetit, të organizatës dhe të publikuar nga agjencia “Tass”.

“Ekspertët e IAEA në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia vazhdojnë të dëgjojnë shpërthime dhe tinguj të tjerë në përputhje me aktivitetin ushtarak, ndonjëherë pranë vetë centralit”, konstatohet aty.

Më 11 gusht - shkruan Tass - një kullë ftohëse jofunksionale në termocentralin bërthamor Zaporozhzhia u sulmua nga një dron i forcave të armatosura ukrainase. Pas sulmit, struktura u dogj. Ukraina ka akuzuar Moskën se po sulmon termocentralet, duke rritur rrezikun bërthamor.

Për shkaqe sigurie dje (29 Gusht) u ndërpre edhe energjia elektrike pas fikjes së të gjitha termocentraleve.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

A janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës ata që nuk hanë mëngjes? Zbuloni rezultatet e studimit

A janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës ata që nuk hanë mëngjes? Zbuloni rezultatet e studimit