"Armëpushimi i ftohtë" në Ukrainë ka përfunduar. Sulmi i parë rus ndaj infrastrukturës energjetike ka lënë 50 qytete dhe fshatra ukrainase pa energji elektrike në rajonin Vinitsia të Ukrainës qendrore.
"Vinitsia pësoi sot një sulm masiv. Infrastruktura kritike është prekur", deklaroi Natalia Zabolotna, kreu i Administratës Ushtarake të rajonit, shkruan La Repubblica.
Sulme me raketa dhe dronë janë raportuar gjithashtu në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, sipas kryetarit të bashkisë Igor Terekhov, i cituar nga agjencia ukrainase e lajmeve RBC.
Qyteti është goditur vazhdimisht nga raketa balistike.
"Bombardimi i Kharkivit ka vazhduar për më shumë se tre orë", tha kryetari i bashkisë Igor Terekhov, i cili tha se rusët po synojnë infrastrukturën energjetike.
"Qëllimi është të shkaktohet dëmi maksimal dhe të lihet qyteti pa ngrohje në mes të dimrit", shtoi ai.
Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovskit raportoi se kjo zonë është gjithashtu nën sulm.
Lajmi në përditësim...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmeve të Rusisë me dronë dhe raketa gjatë natës.
Zelensky tha se Rusia po terrorizon popullsinë ukrainase, duke shfrytëzuar ditët më të ftohta të dimrit dhe nuk përdor diplomacinë.
“Shfrytëzimi i ditëve më të ftohta të dimrit për të terrorizuar popullsinë është më i rëndësishëm për Rusinë sesa përdorimi i diplomacisë. Dhe kjo tregon qartë se çfarë u nevojitet partnerëve dhe çfarë mund të ndihmojë. Furnizimi në kohë i raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe mbrojtja e jetës janë prioritetet tona. Pa presion ndaj Rusisë, kjo luftë nuk do të mbarojë. Tani Moska po zgjedh terrorin dhe përshkallëzimin, dhe kjo është arsyeja pse nevojitet presion maksimal", theksoi ai.
Komente








Ore jetimi i Evropes pa filluar lufta ne Donbas ishte Rusia qe kerkonte shmangjen e luftes me dipllomaci por ju dhe perendimi e refuzuat,a e mbani mend kur Rusia i kerkoj Ukraines te krijonte nji shtet Federativ ,nji shtet neutral ,nji status per Donbasin te gjithat u refuzuan dhe ju zgjodhet luften dhe sot e fajesoni Putinin se nuk don paqe jo ju jeni qe nuk doni kur perendimi vazhdon me dergimin e armeve kurse nga ana tjeter beni kurse ju doni paqe por Ruset nuk jan budallenje dhe nuk ju zbulojne se si veproni prit edhe pak dota humbasish edhe Odesen dhe Karkivin.
Përgjigju