Rusia sulmon me 90 dronë Ukrainën në orët e para të Vitit të Ri

Rusia lëshoi një numër rekord prej 90 dronësh të llojit Shahed në drejtim të Ukrainës, në orët e para të vitit të ri, njoftuan forcat ajrore ukrainase, ndërsa Rusia njoftoi për sulme të ndërmarra nga Kievi.

Një 15 vjeçar vdiq dhe shtatë persona të tjerë u plagosën në qytetin e Odesës. Në Lviv sulmet dëmtuan muze dhe universitete.

Ndërkohë, 4 persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ukrainase në rajonin e kontrolluar nga Rusia, në Donetsk, sipas njoftimeve të autoriteteve të emëruara atje nga Rusia.

Një person u vra dhe një tjetër u plagos nga sulmet në qytetin kufitar rus Shebekino, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë të hënën se Rusia lëshoi 90 dronë, 87 prej të cilëve u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Sulmet ajrore vijnë pasi Rusia ndëmorri një sulm prej 18 orësh të premten ndaj Ukrainës, që forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase e cilësuan si më të rëndin që prej nisjes së luftës.

Të paktën 49 persona u vranë si pasojë e sulmeve, ndërkohë që ekipet e shpërtimit në Kiev njoftuan të hënën se kishin gjetur të paktën 8 trupa të tjerë nën rrënoja.

Të shtunën, nga sulmet në qytetin rus të Belgorodit, për të cilët Moska bëri përgjegjëse Ukrainën, mbetën të vrarë 21 persona, përfshirë tre fëmijë, njoftuan zyrtarët lokalë.

Presidenti Rus Vladimir Putin tha sot se sulmet përbënin “një akt terrorrist” që nuk do të mbetej pa u ndëshkuar dhe premtoi të tjera sulme ndaj objektivave ukrainase.

Fjalimi i presidentit Zelenskyy

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një fjalim të Vitit të Ri se në vitin 2024, Rusia "do të ndiejë zemërimin e prodhimit tonë vendas", duke përfshirë "të paktën një milion" dronë ukrainas.

Duke aluduar në sulmin e fundit ukrainas ndaj një anijeje ruse në Krime, ai tha se “veprimet tona në Detin e Zi janë shndërruar në kapitull të errët” të historisë së flotës ruse.

"Dhe pa marrë parasysh sa raketa hedh armiku, pa marrë parasysh sa bombardime dhe sulme, të neveritshme, të pamëshirshme, masive, kryen armiku në një përpjekje për të thyer ukrainasit, për t'i frikësuar ata, për të rrëzuar Ukrainën, ne do të vazhdojmë të ngrihemi”, tha presidenti tha Zelenskyy, “sepse ai që sjell ferrin në tokën tonë një ditë do ta shohë atë nga dritarja e tij”.

Presidenti Zelenskyy tha se ndërsa Ukraina nuk e di me siguri se çfarë do të sjellë viti i ri, "çfarëdo që të sjellë, ne do të jemi më të fortë".

Fjalimi i presidentit Putin

Në një fjalim drejtuar kombit me rastin e Vitit të Ri, i cili ishte regjistruar më parë, presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi lart "shoqërinë e bashkuar" të Rusisë dhe theksoi se Rusia nuk do të tërhiqet kurrë nga lufta e saj kundër Ukrainës.

“Ajo që na bashkoi dhe na bashkon është fati i atdheut, një kuptim i thellë i rëndësisë më të lartë të periudhës historike nëpër të cilën po kalon Rusia”, tha presidenti rus, duke vlerësuar “solidaritetin, mëshirën dhe guximin” e qytetarëve rusë.

Ai lavdëroi gjithashtu forcat e armatosura ruse të përfshira në atë që Kremlini e quan "operacionin e tij të posaçëm ushtarak" në Ukrainë.

"Ne jemi krenar për ju, ju jeni heronj. Ju e ndjeni mbështetjen e gjithë popullit”, tha presidenti rus.

Pjesë të këtij materiali u morën nga agjencitë e lajmeve Associated Press, France-Presse dhe Reuters./Voa

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit