Rusia vendosi veton sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për rezolutën e paraqitur nga Britania që e cilësonte genocid masakrën kundër myslimanëve në Srebrenicë nga serbët etnikë.
Rezoluta, e hartuar nga Britania e Madhe dhe e mbështetur nga shumë vende përfshirë këtu SHBA-në, ka marrë 10 vota pro, ndërsa katër vendet e tjera përfshirë Kinën, aleaten e vjetër të Rusisë në këshill, abstenuan.
Përpara votimit kundër reuolutës i dërguari rus në OKB e quajti atë një "dokument shkatërrimtar" që nuk ndihmon në pajtimin dhe i kërkoi Këshillit të Sigurimit "të mos e hedhë propozimin e draftit për votim".
Rezoluta, që ishte planifikuar të votohej të martën, u shty për të mërkurën pasi Rusia kërcënoi me veto dhe Kina kërkoi për më shumë kohë derisa anëtarët e këshillit të arrinin një konsensus.
Rezoluta, e prezantuar me rastin e 20-vjetorit të masakrës në Srebrenicë të Bosnjës ka zemëruar Serbinë qe refuzon ta quajë "genocid".
Beogradi dhe serbët e Bosnjës e kanë quajtur rezolutën si nxitëse dhe përçarëse, ndaj dhe i kërkoi Rusisë që të vendosë veton.
Përveç kundërshtimit, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç tha të martën se këtë fundjavë do te mbajë një shërbese përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të masakrës.
"Qeveria vendosi që unë ta përfaqësoj Serbinë në Srebrenicë",-tha Vuçiç pas një mbledhje emergjente të kabinetit.
Vendimi u arrit pasi Beogradi mori garancinë e Rusisë se ajo do te bllokonte rezolutën e OKB-se.
Më 11 korrik 1995, forcat serbo-boshnjake mësynë në Srebrenicë, e populluar nga boshnjakë myslimanë dhe vranë rreth 8 000 burra dhe dëbuan gratë, fëmijët dhe të moshuarit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com