
Vendet e Natos po përballen me rreziqe reale dhe afatgjata thotë Sekretari i Pergjithshëm I Aleancës, Mark Rutte.
“Rusia po vazhdon luftën e saj brutale kundër Ukrainës, duke e vënë gjithnjë e më shumë në shënjestër popullsinë e saj dhe infrastrukturat kritike. Me ardhjen e dimrit, Rusia po tregon gjithashtu një sjellje gjithnjë e më të pakujdesshme ndaj NATO-s, duke shkelur hapësirën tonë ajrore, duke kryer sulme kibernetike dhe duke dislokuar anije spiune për të hartuar infrastrukturat nënujore të aleatëve. Këto incidente theksojnë nevojën për vigjilencë të vazhdueshme. Kështu tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në përfundim të takimit me Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare.
Lajmi kryesor:
Anulohet takimi me Zelensky-n! Moska: Negociata vetëm me Uashingtonin, evropianët refuzojnë! Rubio: Donetsku temë e nxehtë në bisedime











