TIRANE-U përfshi në korrupsion me 50 mijë euro për një vendim gjyqësorë në cështje pronësie dënohet me 4 vite burg gjyqtarja e lartë Majlinda Andrea.
Dënimi i Andreas në dy dekada është i pari në hirarkinë e sistemit të drejtësisë ku një gjyqtar i lartë dënohet për korrupsion, por pavarësisht dënimit me 4 vite burg u vendos që të konvertohet me shërbim prove 3 vite.
Përvec dënimit me burg u vendos dhe kufizimi i saj për heqien e të drejtës për të ushtruar funksione pulbike për 5 vite.
Me 1 vit e 6 muaj burg u dënua dhe Odhise Andrea bashkëshorti i gjyqtares të akuzuar për korrupsion si dhe masën shtrënguese 5 vite heqie të së drejtës për ushtrim të funksioneve publike.
Ky dënim u kontestua nga mbrojtja e gjyqtares, të cilët e cilësuan të padrejtë.
Akuza ndaj gjyqtares ishte ajo e korrupsionit pasiv për marrjen e një ryshfeti 50 euro, për një vendim pronësie në zonën e Butrintit.
Dënim me nga 1 vit e 6 muaj burg u dha dhe për tre të pandehurit e tjerë mes tyre dy trazhgimtarët e pronës për të cilin zhvillohej gjyqi dhe u paguan paratë Eleni Lino e Ilia Cabiri si dhe sekserin Petraq Dashi.
Dënimi konvertohet në shërbim prove
Pavarësisht dënimit me 4 burg nga Gjykata e Lartë, Majlinda Andrea nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli, pasi dënimi i konvertohet në shërbim prove prej tre vitesh.
1.6 vite burg janë dhënë për bashkëshortin e saj Odise Andrea.
Po aq janë dënuar dhe sekseri Petraq Dashi, si dhe personat që kanë ofruar shumën e 50 mijë eurove për favorin e gjyqtares, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.
Sollaku: Gjykata e njëanshme, i drejtohemi kushtetueses
Theodhori Sollaku, avokati mbrojtës i Majlinda Andreas u shpreh kundër vendimit të Gjykatës së Lartë. Sipas tij, gjykata u tregua e njëanshme, duke mos dëgjuar të pandehurit dhe palën mbrojtëse. Ai paralajmëroi dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
"Duhet respektuar si vendim, pasi ky është sistemi që kemi zgjedhur.
I gjithë procesi u bazua në interpretime të njëanshme të prokurorit. Sa i takon interpretimeve të të pandehurit dhe mbrojtjes, gjykata nuk i mori parasysh. Është një precedent i rrezikshëm pasi na kujtohen kohën e agjitacion propagandës. Ne do t'i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese pasi dënimi i dhënë është bërë pa prova. Janë shkelur të drejtat e njeriut", u shpreh Sollaku.
/Shqiptarja.com

VIDEO