S'bënte dot fëmijë me burrin, ai
e lejon ta provojë me babain e tij

Gazetari italian i emisionit investigativ Le Iene ka udhëtuar nga Italia drejt Shqipërisë për të treguar historinë e një vajze të mitur që prindërit i kanë paracaktuar të martohet me një burrë shumë më të madh se ajo.  
 
“Margarita është vetëm13-vjeç, por është edhe grua. Ajo i është premtuar si grua një djali shumë më të madh se ajo që është 25 vjeç. Një marrëveshje për të ardhmen e saj që ajo nuk ka mundësi ta ndryshojë”,
shprehet ai.

Gazetari ka marrë intervista të familjarëve të të miturës në fshatin Polis Sheh të Librazhdit, të cilët e konsiderojnë normale një martesë të tillë.

Duke dhënë alarmin se në Shqipëri ekzistojnë shumë raste të tilla italiani është njohur edhe më një histori që e ka habitur tej mase.

Gjatë analizës së rastit të Margaritës psikologia Denada Toçe ka treguar një tjetër histori shokuese nga realiteti i hidhur shqiptar.
 
Psikologia ka treguar rastin e një çifti shqiptar që nuk mund të bënin fëmijë dhe për këtë shkak burri kishte vendosur që gruaja të kryente marrëdhënie seksuale me babin e tij për të kuptuar kush ishte problemi.
  
“Tre vjet më parë, takova një vajzë që ishte 20 vjeç dhe ajo ishte e martuar me një burrë që nuk mund të bënte fëmijë. Për të kuptuar nëse ai ishte problemi, nuk mund të shkonin tek një mjek, por vendosën që të kryente marrëdhënie me babanë e burrit. Kjo është një gjë që ndodh në një shoqëri primitive, nuk është vetëm një gjë e izoluar në këto vende. Gruaja nuk mundet të ketë të drejtat njerëzore”, thotë Denada.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista