Nuk i dha pagën 6 punonjësve, procedohet penalisht pronari 24-vjeçar i call centeri në kryeqytet. Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj të riut me iniciale T.H, i cili është kallëzuar nga ish-punonjësit e tij.

Aktualisht dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të mashtrimit dhe evazionit fiskal pasi në periudhat nëntor-dhjetor 2015 nuk ka paguar rrogat.

dok
(Faksimile e procedimit nga policia)

Nga verifikimet e sektorit për krimet ekonomike ka rezultuar se pronari 24 vjecar punësonte persona të ndryshëm nga Tirana pa kontratë pune dhe në fund të muajit nuk bënte pagesat me justifikimin se do ti paguante në muajin pasaardhës.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)