S'ka avokat për Dajtin, Gjykata apel
Dhomës së Avokatisë:Zgjidh ngërçin

S'ka avokat për Dajtin, Gjykata apel<br />Dhomës së Avokatisë:Zgjidh ngërçin
TIRANE-  Dritan Dajtin s’ka kush ta mbrojë.  Në kushtet kur Gjykata e Krimeve të Rënda  ka ezauruar emrat e 119 avokatëve në listën e Dhomës  Kombëtare të Avokatisë, i kërkon ndihmë Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë të zgjidhë ngërçin. Janë shtyrë 241 seanca gjyqësore pikërisht për mosparaqitje te mbrojtësve  ose mosmarrje përsipër mbrojtjen e të pandehurit Dritan Dajti.
 
Përmes një shkrese të Dhomës së Avokatisë  nr.60 Prot të datës 16.04.2013 Gjykata është vënë në dijeni se vetëm pasi të jenë konsumuar të gjithë avokatët ë vendosur në listën në dispozicion , mund t’i kërkohet Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë Tiranë që të caktojë një avokat për të siguruar mbrojtjen e këtij të pandehuri.

“Nga ana e Gjykatës janë bërë 108 referime pranë Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatisë Tiranë per avokatët të cilët nuk kanë marrë përsipër mbrojtjen e të pandehurit Dritan Dajti dhe 241  seanca gjyqësore janë shtyrë pikërisht për mosparaqitje te mbrojtësve  ose mosmarrje përsipër mbrojtjen e të pandehurit Dritan Dajti.
Meqënëse deri më tani megjithë përpjekjet e Gjykatës nuk është bërë e mundur caktimi i një avokati mbrojtës pasi të gjithë avokatët e thirruar nga Gjykata kanë refuzuar të paraqiten apo të marrin përsipër mbrojtje, bazuar në nenin 6, 49/3  të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 22 pika dh ) dhe e ) te ligjit nr.9109 datë 17.07.2003 ‘’Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë’ , i ndryshuar ku thuhet se:  “Këshilli drejtues i dhomës së Avokatisë;
dh) cakton avokat për të ndjekur cështjet gjyqësore, kur i kërkohet nga Gjykata
e) cakton nje avokat , që të marrë përsipër cështje, të cilat janë braktisur nga një
    avokat i mëparshëm dhe klienti nuk ka mundur të gjeje një tjetër..”

Gykata ka kerkuar  nga Këshilli Drejtues i Dhomës Kombetare të Avokatisë që të caktojë një avokat për të bërë mbrojtjen e të pandehurit Dritan Dajti, i cili gjykohet në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda i  akuzuar për veprat penale, parashikuar nga nenet 79/c, 278/2, 186/2, 190/1, 247/2,  të K.Penal.”- thuhet në njoftimin për shtyp.
 
 “Ky i pandehur ka një kohë të gjatë pa mbrojtje,  megjithëse akuzohet për akuza të veprave penale me rrezikshmeri të lartë shoqerore dhe për shkakun se ky proces ka një periudhë të gjatë kohe që është i bllokuar duke u bërë një çështje  e ndjeshme per opinionin publik që kompromenton mirëfunksionimin  e sistemit të drejtësisë në përgjithësi,  përpos cënimit të të drejtave të të pandehurit si dhe marrëdhëniet ndërmjet Gjykatës sonë dhe Dhomes Kombëtare të Avokatisë”- nënizon më tej gjykata.  

Për këtë shkak Gjykata ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme duke kërkuar përkushtimin e Keshillit Drejtues te Dhomes se Avotise  që kjo cështje të marrë nje zgjidhje në caktimin nga ana e saj të një avokati mbrojtës që të marrë përsipër mbrojtjen e të pandehurit Dritan Dajti, në gjykim pranë gjykatës së Krimeve të Rënda.


NJE AVOKAT KEKROI 200 MIJE EURO
Pas shtyrjeve të vazhdueshme të seancave gjyqësore, në ngarkim të Dritan Dajtit, në maj të këtij viti, njëri prej tyre mori përsipër mbrojtjen e Dajtit. Por, avokati Ndue Pjetra vendosi  2 kushte paraprake për të nisur procesin. Ai kërkoi 30 ditë kohë që të studionte dosjen, si kërkoi një pagesë prej 200 mijë eurosh nga gjykata që të mbronte Dajtin deri në fund të gjykimit. Kjo kërkesë nuk u pranua nga trupi gjykues, ndërsa kalvari i seancave që shtyhen, vazhdon edhe sot. Komisioni i Disiplinës, i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ka penalizuar disa prej avokatëve që nuk pranuan të mbrojnë Dajtin, madje Asaf Hadeërajt, i cili ishte zgjedhur nga vetë i pandehuri, iu hoq licenca për 5 muaj.

Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve, Alket Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Sajmir Duçkollari në gusht të 2009 gjatë një operacioni për arrestimin e tij. 

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë