ARFIKË Ë JUGUT - Një sërfist me parashutë i ka shpëtuar vdekjes kur era e fortë e ngriti rreth 18 metra në ajër, para se ta përplaste me forcë në det.

Siç mund të shihet në pamjet filmike, serfisti Tom Hebert po merte pjesë në konkursin e Red Bull “king of Air’ në 'Cape Town' të Afrikës së Jugut, kur incidenti ndodhi.

Ai u ngrit me shpejtësi në ajër nga era e fortë që tërhoqi parashutën e tij, fatmirësisht shpëtoi pa dëmtime të rënda nga përplasja. Konkurentët e tjerë nxituan për ta nxjerrë nga uji, pasi i riu kishte humbur ndjenjat.

Ai u dërgua menjëherë në spital ku morri dhe ndihmën e parë.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)