Për të dytën ditë në pikën kufitare të Kapshticës, vijon fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendlindje.

Sipas emigrantëve shkak i radhës së gjatë janë  vonesat e shkaktuara nga autoritetet greke të cilat si çdo sezon sjellin probleme.

Doganierët grekë punojnë vetëm me një sportel  e ndërsa pala shqiptare me 3 sportele. Radha sipas emigrantëve është rreth 2 kilometra.