Edicioni i dytë i "Dance With Me" që pritet të startojë së shpejti në televizionin Klan, do të vijë me ndryshime në panelin e jurisë. Ndërsa moderatore do të vazhdojë të jetë Alketa Vejsiu dhe regjisore Vera Grabocka, balerini i njohur Ilir Avdyli nuk do të jetë më pjesë e trupës gjykuese, duke i lënë vend koreografit të Tv Klan, Albi Nako.
Nuk e dimë nëse ky ishte një vendim i papritur i Avdylit, apo një lëvizje e produksionit.Nga ana tjetër, për të dytin vit rradhazi, Robert Aliaj dhe Valbona Selimllari do vazhdojnë të gjykojnë VIP-at që kërcejnë në skenë, gjithnjë me nota humori.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)