LONDER - Për 40-vjetor, shumica e njerëzve organizojnë një festë të madhe apo një udhëtim të paharrueshëm. Por Angelica Bull bëri të kundërtën. Ajo planifikoi funeralin e saj dhe edhe pse ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore, ajo kaloi plot 3 vite duke u marrë me këtë punë.

angelica bull, funeral, planifikim, britani

Çdo gjë e shkroi në letër; që nga lulet, ushqimi e deri te kënga që do të luhet dhe arkivoli me të cilin do të varroset. Madje kurseu 7 mijë euro që çdo gjë të shkojë sipas parashikimeve.

angelica bull, funeral, planifikim, britani

43-vjeçarja thotë se funeral do të tregojë se karakterin e saj. “Miqtë e mi mendojnë se është e çuditshme, por do të mendojnë ndryshe, nëse unë vdes nesër”,-shton Angelica.

Ndoshta nuk është ide e keqe. Duke qenë se nuk e ka në plan të martohet, le të mendojë për mënyrën se si do t’i bëhen respektet e fundit.

Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)