TIRANË- Një person ka përplasur tre makina, pasi po ndiqej nga Policia.

Drejtuesi i mjetit po lëvizte kundravajtje dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar duke rritur shpejtësinë.

Për këtë arsye mësohet se 6 makina policia janë vënë në ndjekje të automjetit. Ai u ndal pas 30 minutash ndjekje në “Sheshin Shqiponja”, pasi policia qëlloi në ajër.

Gjithashtu bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ishte person me precedentë penal. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)