Sa deputetë ka Parlamenti aktualisht? KQZ i kthen përgjigje presidentit Meta

122 deputetë ka në Kuvendin e Shqipërisë. Këtë përgjigje i ka kthyer zyrtarisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Presidentit Ilir Meta, i cili në deklaratat e tij pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit e ka quajtur ilegjitim Kuvendin.

Ai çoi kërkesë KQZ-së për të ditur sa deputetë ka aktualisht Kuvendi, duke ditur shumë mirë se numri 140 nuk është plotësuar për shkak të shterimit të listave të kandidatëve pas djegies në bllok të mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së. Kjo kërkesë tij u pa si nëj hap i parë drejt një veprimi tjetër të mundshëm, atij të shpërndarjes së parlamentit. Megjithatë pritet të shihet se çdo të ndodhë më tej, pas përgjigjes zyrtare që Presidenti mori sot nga KQZ.

Të enjten më 13 qershor, mazhoranca kaloi testin politik duke tejkaluar në 100, 94 votat që nevojiten për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Pas 5 orëve debati në Kuvendin e Shqipërisë, 100 deputetë votuan pro rezolutës së Partisë Socialiste ku radhiteshin argumentet pse dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte antikushtetues, dhe ku shprehej bindja se zgjedhjet do të mbahen në këtë datë.

Më 14 qershor, pas deklaratës se parlamenti aktual është ilegjitim, Meta i dërgoi një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkoi informacion mbi numrin aktual të deputetëve.

Parlamentit aktualisht i mungojnë 18 deputetë.

Ilir Meta është zgjedhur President legjislaturën e shkuar të Parlamentit, para dy viteve, ndërsa u shpreh se Kuvendi aktual nuk është legjitim. Por a është kjo një shenjë se kreu i shtetit do të shpërndajë parlamentin?

Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti jo nga ky, nga një parlament plotësisht legjitim, por Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm shqiptarëve, besoj se jam shumë i qartë” ishte deklarata e Metës.

Më herët opozita i ka kërkuar kreut të shtetit që të shpërndajë parlamentin me argumentin se është ilegjitim, pasi nuk ka 140 deputetë. 

Kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikon asnjë tagër të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, përveç rastit kur nuk arrin të emërohet Kryeministri.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Salehu: 17/06/2019 16:42

    Fytyre bastarde na doli ky palo skrapar-lliu,po ma kalon edhe mua qe jam nona i krimit nga Vicidoli.

    Përgjigju
  • Ke qe ze.: 17/06/2019 14:08

    Pergjigje Mungojne 18 deputete, shume bukur mund te zhvillohen zgjedhje te pjesshme per mbushje te vendeve vakante zoti president por thuaj tet shoqeje te futet ne zgjedhje. Shendet ko qe ze ja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë