Sa do jenë rrogat e reja për punonjësit e administratës dhe a do ketë tjetër rritje pagash?

Punonjësit e sektorit shtetëror nga 1 korriku, do të kenë një pagë të re. Me vendimin e fundit të qeverisë rriten pagat që nga ushtria deri tek burgjet, arsimi e shëndetësia. Por sa lekë do të marrin shtesë këta punonjës?

Sipas qeverisë rritja për Forcat e Armatosura do të vijojë nga 7% deri në 22%, ku rritja më e madhe do të jetë tek ata që kanë pagën më të ulët. Për zjarrëfikësit është parashikuar rritje pagash deri në 30%, ndërsa për punonjësit e burgjeve rritja nis nga 13% deri në 27%.

Ndërsa për mësuesit rritja është nga 20 mijë lekë deri në 22.8 mijë lekë sipas nivelit arsimor, dhe për punonjësit e shëndetësisë rritet me 20 mijë lekë rroga për mjekët dhe me 15 mijë lekë për infermierët.

RROGAT E REJA TË FORCAVE TË ARMATOSURA
                           ËSHTË                       BËHET
Ushtari          58 mijë lekë             71 mijë lekë
Rreshteri         62.660 lekë            80.000 lekë
Majorit           89.440 lekë            107.000 lekë
Koloneli          143.000 lekë         163.500 lekë
Gjenerali        165.000 lekë         190.000 lekë
 
RROGAT E REJA TË SHËRBIMIT ZJARRËFIKËS
                                           ËSHTË               BËHET
Asistent zjarri                   46.000 lekë         60.000 lekë
Zjarrfikës                          52.500 lekë         65,000 lekë
Kryezjarrëfikës                 55.000 lekë         70,000 lekë
Kryeinspektor                   74.500 lekë         85.000 lekë
Inspektor                           64.200 lekë         75.000 lekë
Komisar                            97.500 lekë        105.000 lekë
Drejtues                          108.000 lekë        115.000 lekë
Drejtues i pare                120.000 lekë        140.000 lekë
Drejtues i lartë                131.000 lekë        160.000 lekë
 
RRITJA E PAGAVE NË SHËNDETËSI
Mjekët                                     +20 mijë lekë
Infermierët                              +15 mijë lekë
Administrata shëndetësore      +15-20%

 

RRITJA E PAGAVE NË ARSIM
                                                                    ËSHTË                BËHET
Mësuesit në arsimin e mesëm të lartë      79 mijë lekë        98.5 mijë lekë
Mësuesit në arsimin e mesëm të ulët       75.8 mijë lekë        96 mijë lekë
Mësuesit në ciklin fillor                         72.4 mijë lekë       95.2 mijë lekë

 

PUNONJËSIT E BURGJEVE
Aspirantët për Policinë e Burgjeve           80% të pagës së inspektorit
Punonjësit e burgjeve                         rritje nga 6 mijë deri në 33.6 mijë lekë

 

A do të ketë tjetër rritje pagash për shtetin?

Njëzëri ministrat pas mbledhjes së qeverisë thanë se reforma e pagave për ta çuar mesataren në 900 euro, konsiderohet e realizuar, por theksuan se kjo nuk do të jetë rritja e fundit e rrogave.

“Pagat e Forcave të Armatosura do të rriten çdo vit”, tha Peleshi.

“Unë shpresoj dhe besoj se kjo nuk do të jetë rritja e fundit e pagave”, tha Manja.

Me këtë rritje pagash të miratuar sot (26 qershor 2024) paga mesatare në sektorin shtetëror arrin në 105 mijë lekë. Për këtë rritje të pagave, që është e fundit e reformës së ndërmarrë nga qeveria në vitin e kaluar, vetëm për periudhën korrik-dhjetor 2022 nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 108 milionë euro për rritjen e pagave. Fatura do të rritet më tej në vitin e ardhshëm pasi për të mbajtur këtë nivel të ri pagash nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 390 milionë euro.

Paralelisht me këtë rritje, prej 1 janarit 2026, të gjitha pagat e sektorit shtetëror do të indeksohen me normën e inflacionit. Indeksimi i rrogave të administratës do të bëhet një herë në dy vite.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nevila: 28/06/2024 11:46

    Po per ne njerzit e thjeshte qe nuk njihemi nga shteti punojm si kafsha dhe vdesim dhe pa pension pleqerie .Qa do behet me ne

    Përgjigju
  • Beni: 27/06/2024 08:55

    Po krijoni pabarazi ndermjet privatit dhe shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Rrufeja ndërpret ndeshjen Gjermani - Danimarkë, futbollistët në dhomat e zhveshjes

Euro 2024/ Rrufeja ndërpret ndeshjen Gjermani - Danimarkë, futbollistët në dhomat e zhveshjes