Sa do të paguajnë familjet dhe
biznesi për ujin nga 1 janari

Sa do të paguajnë familjet dhe<br />biznesi për ujin nga 1 janari<br>
Pasi kanë paguar të njejta tarifa për përdorimin e ujit të pijshëm për gjashtë vjet, nga 1 janari i vitit të ardhshëm, familjet, por edhe institucionet shtetërore e bizneset do të përballen me fatura më të rënda për të paguar për shërbimin e ofruar nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë. Pasi mori miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, propozimi i Bashkisë së kryeqytetit, që është edhe aksioneri kryesor i ujësjellësit Tiranë, u vulos edhe në Entin Rregullator të Ujit.

ERRU ka vendosur që tarifat për përdorimin e ujit në Tiranë të rriten në të gjithë treguesit, me përjashtim të atyre për largimin e ujit të ndotur. Kështu, nga 45 lekë për një metër kub ujë të pijshëm të konsumuar nga familjarët, që do të paguhet deri më 31 dhjetor 2017, nga 1 janari tarifa do të jetë 65 lekë/m3.

Kjo përbën një rritje në masën 44.5 për qind për familjarët, që është e rritja më e lartë nga gjithë kategoritë e tjera që përdorin ujin e Ujësjellësit Tiranë. Ndërkohë, një rritje në masën 16.7 për qind njohin edhe tarifimet për institucionet buxhetore, të cilat, nga 122 lekë për një metër kub, që paguajnë aktualisht, do të paguajnë vitin e ardhshëm 140 lekë/m3.

Kurse bizneset do të kenë rritjen më të vogël, duke qenë se, nga 135 lekë për një metër kub ujë të konsumuar prej tyre, pagesa do të kalojë për të njejtën sasi në 155 lekë, me një rritje në masën 14.8 për qind.

Largimi i ujit të ndotur do të paguhet si më parë: 11 lekë për një metër kub do të paguajnë familjarët, 30 lekë/m3 institucionet buxhetore dhe 35 lekë m3 bizneset private.

Por rritja më e madhe do të shënohet në tarifën fikse. Kjo, ndonëse e vogël, do të dyfishohet. Në rast se konsumatori – të gjitha kategoritë – kanë një tarifë fikse (shërbimi) që duhet të paguajnë në muaj për faktin se kanë lidhje kontraktore me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, në masën 100 lekë, tani kjo shifër shkon në 200 lekë.

Familjarët
Për të kuptuar më mirë, përtej përqindjeve, se sa do të rëndojë mbi familjet tiranase rritja e miratuar e tarifës së ujit, le të marrim si shembull tri kategori konsumi: 20 metra kub, 50 metra kub dhe 100 metra kub ujë. Konsumi i parë është mesatarja që regjistrohet në një familje me katër persona, ndërkohë që e treta regjistrohet në shtëpi me më shumë pjesëtarë, pishina, lulishte, etj.

Një familje me konsum 20 metra kub ujë në muaj paguan aktualisht 120 lekë tarifë fikse, 1.080 lekë për ujin e pijshëm dhe 264 lekë për largimin nëpërmjet kanalizimeve të së njejtës sasi të ujit të ndotur. Në tota, shifra është 1.464 lekë, ku është llogaritur edhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

E njejta sasi uji do të faturohet më shtrenjtë nga 1 janari: 240 lekë për tarifën fikse, 1.560 lekë për ujin e pijshëm dhe 264 për largimin e ujit të ndotur. Në total (me TVSH) 2.064. Rritja është 600 lekë në muaj.

Një familje me konsum 50 metra kub ujë në muaj do të kalonte në të njejtën mënyrë nga 3.612 lekë (120 + 2.700 + 792), në 4.932 lekë (240 + 3.900 + 792), me rritje në masën 1.320 lekë.

Ndërsa për një konsum prej 100 metrash kub, shifra do të ishte e ndryshme. Nga 6.840 lekë (120 + 5.400 + 1.320), do të kalohej në 9.360 lekë (240 + 7.800 + 1.320), me një rritje prej 2.520 lekësh, që do të thotë 30.240 lekë apo 227 euro më shumë në një vit kalendarik.

Në këto llogaritje nuk janë përfshirë taksat e tjera, që faturohen bashkë me ujin, si ajo për arsimin, taksa mbi banesën, që do të vlerësohet ndryshe nga 1 janari, ajo për gjelbërimin apo për largimin e mbeturinave.

Biznesi
Edhe sa u përket ndërmarrjeve, kemi marrë si shembuj tri konsume të ndryshme.

Një biznes me konsum mujor prej 100 metrash kub ujë aktualisht paguan 17.640 lekë me TVSH (120 + 16.200 + 320), ndërkohë që me tarifat e reja kjo shifër kalon në 20.160 lekë (240 + 18.600 + 1.320). Rritja është në masën 2.520 lekë në muaj.

Për konsum në masën 500 metra kub pagesa aktuale është 87.720 lekë (120 + 81.000 + 6.600), ndërkohë që nga 1 janari 2018 kalon në 99.840 lekë (240 + 93.000 + 6.60). Rritja do të jetë 18.840 lekë.

Për konsum më të madh, në masën 1.000 metra kub në muaj, shifrat janë 175.300 lekë (120 + 162.000 + 13.200) dhe shkojnë në 199.440 lekë (240 + 186.000 + 13.200). Rritja në këtë rast do të ishte 24.120 lekë të reja në muaj dhe afro 220 euro në vit.  

uji

uji

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025