Sa e rrezikojnë PD-në të 'rebeluarit' e rinj në zgjedhjet e 25 prillit?!

Sa e rrezikojnë PD-në të 'rebeluarit' e rinj në zgjedhjet e 25 prillit?!

Lulzim Basha

Shpërthimi i kreut politik të PD-së për qarkun Shkodër, Romeo Gurakuqi, për ndalimin e kandidimit në zgjedhjet e 25 prillit, natyrisht nuk u prit mirë nga ky i fundit. Ish-deputeti shpërtheu duke sulmuar komisionin “Nishani” e duke kursyer Lulzim Bashën. Ky nuk ishte reagimi i vetëm, pasi në këtë mënyrë reagoi Salianji, pak më butë Klevis Balliu dhe shumë e shumë më fort Halim Kosova, i cili nuk kurseu as numrin dy të PD-së, Gazment Bardhi.

Duket se një seri reagimesh do të vijojnë në të ardhmen nga emra të tjerë, të cilët nuk janë të kënaqur me ndërprerjen e karrierës së tyre në këtë mënyrë.

Nuk dihet nëse këtë situatë do ta marrë në dorë Lulzim Basha, duke folur me këta persona, të cilët ju bindën kreut të PD-së në nismën kamikaze për të djegur mandatet më shumë se një vit më parë.

Po sa e dëmton realisht PD-në, kjo aradhë reagimesh, në një kohë kur në fushë ka disa parti të dala nga selia blu, të cilat përbëhen e drejtohen nga ish-krerët e Partisë Demokratike?

Realisht, vetë shtrimi e hapja e këtij debati e mban protagonizmin politik tek opozita dhe mënyra sesi Basha do ta menaxhojë këtë “krizë” do të jetë determinante për pasojat e saj.

Nëse kreu i PD-së, siç dhe sot do të vijojë të ndalojë komunikimin me faktorët që janë subjekt i këtij “rebelimi”, sipas të gjitha gjasave, muri do të sjellë një zhgënjim e më të madh që shkon si favor i menjëhershëm për partinë e Topallit, Patozit, Murrizit e Hajdarit.

Fakt është se Lulzim Basha nuk e ka kryer ende atë që premtoi prej kohësh; hapjen e Partisë Demokratike në shoqëri, siç ndodhi në vitin 2005 me rikthimin e të larguarve dhe formimin e KOP-it.

Basha jo më kot, e ka lënë debatin të mbyllur deri tani që nëse do të ketë kalime tek partitë e tjera, të ndodhë me urdhër një linçim, duke i akuzuar se po shkojnë në “preherin e Edi Ramës”.

Efekti i të pakënaqurve nga moskandidimi, sipas të gjitha gjasave pritet të ndihet edhe në PS, kur kjo forcë politike të bëjë me dije se kush do të jenë e kush nuk do të jenë në listat e deputetëve.  Një lëvizje e të pakënaqurve nga PS drejt partive të opozitës, gjithashtu mund të shfrytëzohet nga Rama e udhëheqja e PS për të akuzuar se po shkojnë tek Berisha e Meta.

Gjithsesi, në një klimë ku vota është e rëndësishme në çdo qelizë dhe lufta do të bëhet edhe për një mandat, pasojat e një rrjedhje të tij ka shumë gjasa që të jenë të ndjeshme.

Sidomos nëse përdoret varianti i joshjes së disave prej këtyre të pakënaqurve duke i premtuar poste në rast marrje të qeverisë. Kandidimi apo mos kandidimi duhet të jetë një akt transparent dhe i tillë, edhe sqarimi dhe dialogimi i Lulzim Bashës qoftë me personat e pakënaqur, apo edhe me publikuan që duan të kuptojnë se si po formohet dhe kush do të jetë ekipi politik i Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 prillit./ Marrë nga Gazeta Shqip

K.T./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 22/12/2020 18:15

    Ne prehrun e Edit eshte ulur Basha mandej ja ka ndi lezetin qysh me 2017 i eshte ngul e nuk e shkul dot ate te Edit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë