Sa fiton një kompani e shfrytëzimit
të kromit në Bulqizë?...Sa 1 kafene!

TIRANË - Sa fiton një biznes kromi dhe sa ndikojnë sigurimet shoqërore ne bilancin e tij? Shqitparja.com ka siguruar bilancin e vitit 2014 të paraqitur nga firma “Kevger” që kishte punësuar si minator pensionistin 67-vjeçar Izet Keta që dje humbi jetën brenda minierës numër 44 në Bulqizë.

Ajo që surprizon është që kush tregon mineral kromi fiton shumë pak, të paktën sipas shifrave zyrtare.

Kështu, në vitin 2014 kompania “Kevger” ka deklaruar shitje NETO për mbi 50 milionë lekë të reja, por si fitimi vjetor ka deklaruar vetëm 1.2 milion, pra 100.000 lekë të reja në muaj, si fitimi i një kafeneje lagje apo byrektore.

Nga vetë pasqyrat e kompanisë “Kevger sh.p.k” përgjatë vitit 2013 ajo rezulton me humbje në vlerën e 4.175.147 lekë dhe pse ka pasur një shitje neto në vlerën e 23.225.624 lekë.

Nga bilanci rezulton edhe qe gjatë vitit 2014 kompania “Kevger” ka pagur 26 milion lekë për koston e personelit por vetëm 3.4 milion si sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

sa fiton nje kompani kromi

Tragjedia e djeshme ka zbuluar qe një nga minatorët e punësuar nga “Kevger” (pikërisht 67-vjeçari Izet Keta që ka humbur jetën) ishte në moshën e pensionit, që për minatorë arrin ne 55 vjeç: rrjedhimisht të paktën për Izet Ketën kompania kishte kursyer koston e sigurimeve.

Ishte një rasti i vetëm? Drejtoria e Tatimeve dhe Drejtoria e Sigurimeve Shëndetësore kanë filluar një investigim për ta vërtetuar edhe këtë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq