Sa keq! Berisha, Meta, Basha e Kryemadhi nuk kanë kuptuar asgjë!

Sa keq! Berisha, Meta, Basha e Kryemadhi nuk kanë kuptuar asgjë!

E nisim me Sali Berishën të parin, si më i moshuari e politikani më jetëgjatë në historinë moderne të Shqipërisë sonë. Intervista e tij me gazetaren Ilva Tare ishte një metamorfozë e frikshme e një njeriu që nga pesha e urrjetjes, helmit, vrerit, pakënaqësive merr formën e një qënieie të papërcaktuar. Si mundet të shndërrohet kështu një malësor? Nuk mund të shndërrohet kështu një malësor! Ka gjëra që ne nuk i dimë, nuk i njohim, të cilat, edhe pse në të kapërcyer të shtatëdhjetave me kohë tashmë, e bëjnë Sali Berishën në vend të një të moshuari të matur e të mencur, politikanin më të frikshëm; liderin që në cdo fjali ka një sharje, kërcënim, shpifje, urrejtje për dikë! E si gjithmonë, ai/ajo dikë, është nga ata shqiptarë që nuk ja kanë mbështetur e mbështesin mendimin e veprimin. Duhet parë dëgjuar dhe ridëgjuar ajo cfarë tha Berisha dy netë më parë, ndërsa Tirana përflakej nën protestat në mbështetje të 25 vjecarit të vrarë, Klodjan Rasha. Kushedi nga fliste Sali Berisha i lidhur në Skype, nga shtëpia e tij në një nga lagjet më të bukura e të shtrenjta të Tiranës? Nga zyra e tij në një nga kullat më të bukura e luksoze të Tiranës apo nga vila më e madhe dhe më luksoze në vijën e parë të vilave të përfolura në rezortin në Lalëz? Ngado që të raportonte, si mund të raportohet me aq mllef, e vetëpëlqim për 4 vrasje e gëzim se ishte gati të qëllonte edhe me 5 snajpera kundërshtarin politik? E të gjitha këto monstruozitete të thëna pa ndrojë, u thane live. Por tashmë, cështja “Sali Berisha” është një rast i pashpresë. Askush nuk mund të shpresojë më që kritikat, këshillat, mund ta përmirësojnë atë.

Kalojmë tek më të rinjtë: Presidenti Ilir Meta kishte shancin të linte gjurmë të jashtëzakonshme në politikë, por edhe ai tregoi se është një hakmarrës i palodhur ndaj cdo mendimi kundër, ndaj cdo rezultati sondazhesh, apo shkrim gazetarësh që nuk i përkëdhel sedrën. Edhe ky lider ballkanas me ofiqet që do t’ja kishte zili kushdo, duket se është i pakënaqur, madje i dëshpëruar të kërkojë e pretendojë lëvdata. Në të kundërt bëhet ai që disa prej nesh e kanë provuar se si është bërë.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, herë pas here japin sinjale se dinë, apo duan të ndryshojnë, por edhe ata bien në batakët e urrejtjes, hakmarrjes, shpifjes, manipulimeve, dhunës, në dëshpërimin e vështrimit të një horizonti politik që nuk i favorizon.

Në gjithë këto vite, në vend që të dëgjonin zërat kritikë dhe me zgjuarsinë qoftë edhe të influencerit më të rëndomtë, të ndryshonin e përmirësoheshin, bien nga bataku në batak duke u bërë panorama që tani njohim përmendësh: ajo e regresit, dhunës, manipulimit dhe shkatërrimit.

Le të mbyllim sytë e të mos shohim në fytyrë asnjë nga të rinjtë që bënë dy ditë protesta nëpër rrugët e Tiranës. Nuk i njohim emrat e tyre, nuk dimë nga vijnë dhe kush janë, por këto ditë na ngjajnë tmerrësisht identike me dhjetëra të tjera ku në krye kishin këta liderë shqiptarë: Sali Berishën. Ilir Metën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Performanca politike e tyre është tashmë kaq e njohur për të gjithë, e dimë përmendësh, sikur motivet e një valleje që na con të kërcejmë që me notën e parë. Keto forma dhune janë tashmë protestat e tyre "firmato"

Ngjarjet dhe sjelljet e fundit tregojnë se këta lidera politikë shqiptarë nuk kanë mësuar dhe kuptuar asgjë nga ajo që Europa, Shtetet e Bashkuara dhe bota e qytetëruar me të cilën duam të ecim dhe bashkëpunojmë, kërkon. Nga ne shqiptaret, jo e jo.

a.m./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 13/12/2020 17:15

    Hahaha ca komenti “vetem edvini e ka kuptu “ populli mezi po mbahet moj zonje

    Përgjigju
  • Samerov: 12/12/2020 22:32

    Shume e sakt analza. Saliu nje kenie monstruoze e perbindshme

    Përgjigju
  • Maria: 12/12/2020 15:26

    Shume shkrim i bukur dhe i vertete..te lumte bravoooo.

    Përgjigju
  • Maria: 12/12/2020 15:24

    Shume shkrim i bukur. Vertet.kto ftyrat egra nxisin dhune..duan pushtetin..per te mbrojte pasurit e vjedhura..as dun me ja dit per popullin..kto jane fetyrat me te urrira ne shqipri sidomos ilir meta e monika ...

    Përgjigju
  • Ilir.: 12/12/2020 14:31

    Vdekja e të riut duhet gjykohet nga gjykata me drejtësi padyshim! Po këto protesta që po bëhen e kanë qëllimin diku tjetër, sa më shumë rremujë,zhurmë pasiguri,kaos se ujku mjegull do (ata që po i nxisin nga mbrapa kanë hallin e tyre se mos shpëtojnë pa lagur nga drejtësia) dhe abuzojnë me vdekjen e të riut(rahmet pastë).

    Përgjigju
  • Kristian Bacaj: 12/12/2020 13:23

    Shum ivrtet shkrimi Zonjes sukse shoh se Shqiperia ka njerz ku din te shprrhen❤️. Per protesten nuk jam dakord kjo nuk esht protest ,per te ndiein Klodian kjo esh katastrof te shtyr nga,PD,LSI ata jan kriminelat ke tyre ukaardh fundi efshefen pas protestave te gjith injohin Amerika Europa se nuk nan te drejt shtetet e huaja ti fusin ne burg por popullit

    Përgjigju
  • Daniele: 12/12/2020 13:11

    Ato nuk Jan protesta Jan thjesht 200 bandita dhe 30 kalamaj te nisur nga banditat qe Kan shpit e. Po ta kisha une shtetin ne dore do ti thyeja ne mes te gjith ato banditat jo ti lej me shkatrru cdo gjo, por duhet te maresh dhe ti varesh neper SEMAFORAT E TIRANES KTE DUAN ATO QELBSIRAT we Kan kthy vdekjen e nje te riu ne politike. Jemi popull vari kars

    Përgjigju
    • Ardi: 12/12/2020 15:14

      Ti je posht atij qe shpreh.

  • Nikolla: 12/12/2020 09:06

    Protesta po,por, jo shkaterrim te pasurise kombetare, jo thirrje prej rrugaci, jo sharje te ndyra, qe sna i nxe as goja, jo shkatarrim te vendite tone, jo degjenerim rrugacerie,eshte per te ardhure keq,nje gje, nuke kuptova si nje qytetare i deshem dhe qe e dua shume, vendin tim, dhe historine e vendit tim,po me muzeun e historise shqipetare, cfare patent? Mose valle, muzeu eshte vetem i rilindjes? Mose valle eshte i edi rames? Mose valle eshte i sander lleshajt? Mose valle eshte vetem i jugut? Kjo, eshte me gjithemende, per te ardhur keq,deri sa PD DHE LSI TE KETE NE KRYE KETA KRIMINELE E DHUNUES KURRE NUKE KA PER TE ARDHUR NE PUSHTET.RESPEKTE PER EDI RAMEN, NJE POLITIKANE SHUME I PJEKUR, DHE NJE PATRIOTE I VERTETE. NGUSHELLIMET ME TE PERZEMERTA, FAMILJES SE VIKTIMES

    Përgjigju
    • Ardi: 12/12/2020 15:15

      Bashke beni free beis

  • asl: 12/12/2020 07:54

    Protesten e mbeshtet kushdo,por jo huliganizmin,vandalizmin.Pjella e se keqes ne Shqiperi ka vetem nje emer:Sali shpellari.

    Përgjigju
  • Emigranti: 12/12/2020 07:50

    Enver Hoxha ndejti ne polotike 40 vjet dhe ishte sistem monist. Cfare ndryshimi ka ,ku per 30 vjet ne PD jane te njejtat fytyra dhe ide. Lindi me forcen e dhunes per rrezimin e sistemit komunist dhe jo qe e kishin si promovim dhunen. Tashti krijova bindjen personale se kush voton per partin demokratike voton per shkaterrimin e Shqiperise dhe se Edi Rama eshte i vetmi politikan qe ka njohur Shqiperia me vizion per shtet ligjor dhe demokratik ashtu si e gjithe europa. Ne Shqiptaret jemi gjithmone te fundit ne bote te kuptojme ndryshimin. Fatkeqesi qe kjo e mete u trashegua ne djepun e lindjes 30 vjet me pare dhe qe sot eshte burr apo grua e pjekur 30 vjecar/e. Kur,kur,kur do rilindim si nje popull i denje dhe i barabarte si gjithe te tjeret?

    Përgjigju
  • Erindi: 12/12/2020 07:35

    Shkrimi i zonjës shumë perfekt.Ata duan pushtetin më dhunë për të mbrojtur pasuritë përrallore që kanë vënë duke vjedhur dhe vrarë këtë popull

    Përgjigju
    • Ardi: 12/12/2020 15:15

      Vaksinat e komunizmit kane bere efektin e vete te ju qorra.

  • Andrea braholli: 12/12/2020 07:18

    Qe ne vitin 1990 e deri me sot nga keta kriminela politican qe ka pasur kombi shqiptar duan te te shoin gjak kudo ne shqiperi.. drejtesia ne shqiperine e mjere 30 vjet nuk ka patur asnje here keta kriminela politican e shkateruan shqiperine te presim tek zoti jo ka shume shqiptar te rinj we te marin shqiperine dhe ta bejne shqiperine e vertete jo keta kriminela hajdut tradhetare te kombit shqiptar

    Përgjigju
  • Eri: 12/12/2020 07:14

    Ata jane kriminela moj gazetare po ti nuk i njifke fare.Ke shkruajtur kete shkrim sikur jane njerez capkena e jo sikur jane kriminela.

    Përgjigju
  • Pompeo: 12/12/2020 01:07

    Ju lumtë ,sh bukur!.. të gjithë këta kanë ngrënë e vazhdojnë të hanë nga Agjenturat Serbe e anti Shqiptare!.. janë duke sabotuar e shkatërruar Shtetin ,Kombin.. Shqiptarinë

    Përgjigju
  • Fred: 12/12/2020 00:31

    Analize shum e saktë por jo te gjith e kuptojnë pislluqet e ktyre maniakve te ashtquajtur politikan 30 vjecar. Disa ju jan veshur sytë nga pasuria e piste qe vun me ane te ktyre maniakve, disa injoranca qe nuk shohin me tej! Bravo për analizën. Nuk jam as me nje ngjyre politike por kjo është e vërtetë!

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 11/12/2020 23:14

    O kam thene une : Berisha duhet te ripet i gjalle me bixhak dhe trup ti hidhet kripe e zeze.

    Përgjigju
  • Ardian: 11/12/2020 20:55

    Nuk e njoh kete qe e ka shkruar kete artikull Por bravo moter bravo Ka shqiperia djem e vajza te mencur Ku do vesh o sali te erdhi fundi......

    Përgjigju
  • Andi: 11/12/2020 19:11

    E ke filluar me Saliun e duhet ta mbyllje me saliun.. Sali Berisha nuk do drejtesi,Sali Berisha do te shikoj vetem gjak.

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/12/2020 19:04

    Të lumt goja moter SHQIPËTARE!

    Përgjigju
  • Ardian: 11/12/2020 18:25

    Do ta kerkojme Vloren Admiral..... keshtu thoshte Dhe lutej gjenerali Rus.. dhe iku, iku dhe mori Arratine . Keshtu lutet, Luli likja monika tek saliu Dhe poshte bodrumeve ndertojne akoma rruge te arratisen. Jo nuk do ikni ketu.. Po Po ketu do I lani te gjitha

    Përgjigju
    • Arjan Ruka: 13/12/2020 09:04

      Shkrim shume objektiv e realist....Nuk me intereson politica...Por habitem se si te rinjte e sotem mund te jene kaq < vandal> ,Por me shume ??????....Si mund ne 2020 te luftojne me mullinjte me ere....As luani apo ujku,crocodili ,kafshet me mizore perball sendeve metalike...terhiqen....Keta te rinj qe mund te jene vetem nje emer....prehistorike.....Luftojne me semaforet....me tabelat e qarkullimit....Turp per shqiptarine....Ja pse komshinjte ballkanike,na kane pare si qenie inferiore gjithmone.... Ngushellime familjes se djaloshit....Dhe turp...turp....turp...per ne,..

  • Meni: 11/12/2020 18:22

    Ja një grua model. Këto njërëz duhet të promovohen. Analiz e shkëlqyer.

    Përgjigju
  • petraqi: 11/12/2020 18:21

    O te lumte topi goc

    Përgjigju
    • Mari: 12/12/2020 15:28

      Super shkrim..bravooo

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg