TIRANE- Të blesh një pemë krishtlindjesh duhet të shpenzosh minimum 2500 lekë deri në 20 mijë lekë të reja. Çmimet e pemëve në dyqanet e kryeqytetit por dhe në tregjet kryesore kanë kapur shifra marramendëse. Për një pemë të vogël në madhësi 1 metër, duhet të shpenzoni 2500 lekë në tregjet e shumicës, ndërsa në dyqane kushton deri në 3500 lekë.

Për një madhësi normale çmimet variojnë nga 3500 lekë deri në 5000 lekë. Shitësit thonë se ata nuk i kanë rritur çmimet, por ato janë rritur nga tregjete e shumicës që i sjellin në Shqipëri. “Tani, normal që një pemë do kushtojë 25 mijë lekë (të vjetra) sepse, është dhe koha. Pemët e krishtlindjeve shiten vetëm në muajin dhjetor dhe për këtë shkak kanë çmim të lartë. Gjithsesi ne bëjmë oferta sipas rasteve”, - thotë një nga shitësit tek tregu i “Medresesë”.