Paketa VIP “Where Are You Now” do të kushtojë 325 dollarë vetëm për të dëgjuar artistin teksa këndon, sepse nuk përfshin foto në çmim. Paketa e dytë VIP “I’ll Show You” kushton 925 dollarë, NUK përfshin selfie ‘vetëm për vetëm’ me hyjninë Bieber, por fansat mund të bëjnë foto në grupe.
Paketa më speciale dhe më e shtrenjtë ‘Ultimate’, kushton plot 2,000 dollarë… për të takuar Justin Bieber. Fansat mund të bëjnë foto me Justin, do të ulen në një vend të veçantë, mund të shijojnë një tur në prapaskenë dhe një çantë me dhurata.
Të gjithë ata prindër që kanë fëmijë të çmendur pas 21-vjeçarit mund të marrin frymë lirisht, pasi paketat 2,000-dollarëshe janë shitur TE GJITHA.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)