Sa mandate humbet Partia Demokratike nga ndryshimet kushtetuese dhe pse përfiton LSI?

Sa mandate humbet Partia Demokratike nga ndryshimet kushtetuese dhe pse përfiton LSI?

Kam 24 orë, që dëgjoj mbi 124 gazetar, te cilët s’kuptojnë asgjë për listat e përbëra apo të përbashkëta.

Situata është aq komike, sepse as pronarët nuk e kanë aspak të qartë si koncept juridik.

Miqësisht po i sqaroj 2-3 element që edhe njerëzit të kuptojnë ç'po ndodh dhe pse kundërshton opozita.

Troç dhe shqip:

1- Listat po hapen por serish ato i harton Rama dhe Basha

2- Populli do zgjedh partine apo koalicionin qe pëlqen,

3- Populli do votoj edhe kandidatin e preferuar ne partinë e tij por si gjithmonë mes 140 emrave qe ka firmos Rama-Basha

4- Koalicionet do lejohen para dhe pas zgjedhjeve she nuk do hiqen siç po gënjen Basha.

5- Lista e deputetëve të koalicionit do jetë vetëm një dhe jo 42 lista me nga 140 emra. Pra populli do zgjedh mes 140 kandidatëve te koalicionit dhe jo mes nje liste me 14.000 emra sepse do duhet një flete votimi e gjate sa një letër higjienike 1000 metra e gjate.

6- Çdo vend europian që lejon listat e hapura dhe koalicionet, aplikon listë të përbashkët unike për koalicionin dhe jo 42 lista.

7- Me lista unike dhe lista te hapura nxiten lëvizje të reja politike ne Shqipëri.

8- Nga listat e hapura dhe unike barazohet vota dhe kemi mandat natyral jo duke mbledh therime te partive te vogla.

Po pse kundërshton Opozita jashtë parlamentare?

1- Në thelb ajo fiton zgjedhjet me këtë sistem sepse maksimalizon votat në një koalicion para zgjedhor por nga kjo humbet PD disa deputet.

2- Lista e përbashkët nënkupton që nga 140 emra, 60 të ketë Partia Demokratike dhe 80 aleatët e saj.

3- PD duhet ligjërisht të pranoj 50% listës me emra nga LSI referuar rezultatit zgjedhjeve të fundit parlamentare 2017, ku LSI fitoi 21 mandate dhe PD fitoi 38.

Në përpjesëtim të drejte LSI duhet kete 42 emra ne liste. Shtoi kësaj liste 5 emra nga PDIU, 2 nga PBDNJ, 3 Partia Agrare, 2 Demokristiane etj etj.

4- Basha nuk do pranoj këtë formule sepse del parti e 3 në vend dhe do detyrohet te largoj LSI.

5- Kjo do nxis daljen e 3-4 koalicioneve te tjera dhe te reja

Pse ndodhi e gjitha kjo:

A-Këto ndryshime kushtetuese u realizuan falë djegies mandateve të Lulzim Bashës, i cili i hapi krahun Ramës të bëjë çdo gjë në parlament.

B- Gjithashtu ndryshimet u realizuan edhe nga deputetet e listës Basha dhe Meta të cilët e mbushën parlamentin me ata që sot plotësuan 93 votat e mazhorancës.

C- Rama e xhiroi sërish Bashën ne marrëveshje dhe kjo eshte pasoje e 17 Majit

D- Ndërkombëtaret po ndëshkojnë gabimin dhe arrogancën e Berishes dhe Bashes me djegien e mandateve

E- Me kete formule PS del parti e pare dhe Rames i lind e drejta re krijoj qeverine 2021-2025

Mbajeni Lulzimin edhe 5 vjet të tjera se do i duhet Ramës edhe për mandatin e 4 në 2025.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 31/07/2020 16:57

    U be ky Luli lolo po si thone korcaret loqke fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen