“Big Brother Vip Kosova” ka nisur tashmë prej një jave, nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit. Mes shumë angazhimeve, kjo e fundit ka gjetur pak kohë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilëve iu ka dhënë mundësinë t’i drejtojnë pyetje.
Sigurisht pjesa më e madhe e pyetjeve ishin në lidhje me programin “Big Brother Vip Kosova”, për të cilin kurioziteti nis që nga emri “nysa” që moderatorët kanë përgjedhur për të përshëndetur banorët.
Një ndër pyetjet që iu drejtua Jonida Vokshit në këtë “intervistë” virtuale ishte në lidhje me rrogën e saj si moderatore e “BBV.”
Fare hapur, ndjekësi i shkruan Jonidës: “Sa paguhesh për “Big Brother”?
Përgjigja e moderatores ishte, “E bëj për pasion”, shoqëruar me disa figura të qeshurash.