Pas shumë spekulimeve në media, Jonida Vokshi pranoi gjatë spektaklit të “Top Talent” se ishte në pritje të ëmbël.
“Kur të jemi barazim, unë do të përdor votën e pestë sepse jemi pesë veta në juri”, tha ajo.
Me kalimin e javëve, Jonidës ka filluar t’i rritet barku dhe të bëhet më i dukshëm.
Në një foto të publikuar nga ajo në Instagram, e veshur me një pallto të gjatë të lidhur në bel bie në sy edhe barku i rrumbullakosur.
Kujtojmë që moderatorja do të bëhet nënë për herë të parë.