Sa shpejt harruat kohën, kur rriheshin e kërcënoheshin gazetarët?

Sa shpejt harruat kohën, kur rriheshin e kërcënoheshin gazetarët?

Sali Berisha

Protesta e sotme e një pjese të vogël të gazetarëve në mbojtje të “fjalës së lirë” para Parlamentit, deklaratat e disa prej tyre mbi “çensurën nga qeveria dhe Rama pas miratimit të ligjit”, më kujtuan një kohë të shkuar, plot 23 vite më parë. Ishte koha e “artë” e fushatave elektorale, ku derdheshin milionat nga ish-opozita e vjetër, e cila kryesohej vetëm nga një parti e vetme, Partia Demokratike.

Fushatat natyrisht kishin veçoritë e tyre asokohe, ashtu siç kishin edhe paradokset, që nuk ndodhnin kurrë në një vend demokratik. Një prej tyre ishte edhe media, shtypi shkruar, që mbahej fort nën kthetrat e qeverisjes së atëhershme, dhe strukturave të saj vartëse. Gazetari duhej të kishte kujdes, të mos largohej nga selia e partisë, të pyeste kryetarin e partisë (kjo ndodhte edhe në rrethe) të merrte kontakte me njerëzit “kompetentë” para se të bënte lajmin, ndryshe mund të priste gjithçka.

Ngjarja më e bujshme ka ndodhur në tetor 1996, që asokohe mori vëmëndjen e mediave botërore, ishte ajo e Durrësit, në takimin elektoral përmbyllës të Partisë Socialiste (në opozitë) në pallatin e sportit “R.Njala”. E ndërsa mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PS, rrinin dhe prisnin ardhjen e Servet Pëllumbit e anëtarëve të tjerë nga kryesia qëndrore, “grupi i gatshëm” i partisë në pushtet i kishte zënë pusinë atyre në 4 Rrugët e Shijakut. Një badërrdi e pararë.

Bllokuan rrugën, provokuan aksidentin, ndërkohë që xhupzinjtë e tjerë, kërkonin të kapnin gazetaren SH.T, dhe TH.M. të cilët, sipas tyre ishte autorë të disa shkrimeve kritike ndaj ish-presidentit të asaj kohe.

Para pallatit të sportit “R.Njala” në Durrës, situata pothuajse ishte jashtë kontrollit të policisë, e cila stimulonte xhupzinjtë dhe nuk qetësonte situatën. Por momenti më kritik, ishte ardhja e Servet Pëllumbit, i cili edhe pse kishte mundur të shmangte rrethimin e parë, u përball me rrebeshin e “grupit të gatshëm” që e priste në Durrës. Takimi elektoral, pothuajse nuk u zhvillua fare, pasi gjithçka ishte me porosi nga lart “të pengohet me çdo mjet”.

Dhuna verbale dhe fizike, nuk kurseu as Servet Pëllumbin dhe shoqëruesit e tij socialistë, as gazetarët e mediave kritike ndaj qeverisjes së asaj kohe, që fatkeqsisht sot kanë ndryshuar faqe plotësisht. Gazetarja SH.T. dhe Th.M. janë mbajtur të kërcënuar nën presionin e xhupzinjve në një prej ambienteve të pallatit të sportit, derisa është gjetur një shef policie nga kolegët e tyre, që pasi ka “negociuar” me ata, janë lënë të lirë, duke u porositur “mos guxoni të shkruani më për qeverinë dhe presidentin, se ju gjen belaja”.

Ky ndoshta është një prej fragmenteve, të atyre episodeve elektorale që ndodhnin në kohën e atyre që sot, dalin në “mbrojtje” të gazetarëve, të atyre që rrihnin dhe rrëmbenin artikullshkruesit kritikë ndaj qeverisjes e presidentit (si Th.M. në Durrës i cili fatmirësisht u lirua nga ndërhyrja e shpejtë e kolegëve të tij pranë degës PD), të atyre që kurrë nuk kanë lejuar dhe toleruar askënd të shkruajë qoftë edhe një rresht në gazeta, pa marrë lejen e “posaçme”. Si mund të krahasosh të sotmen me të shkuarën, si mund të harrosh çfarë ndodhte me redaksitë, kryeredaktorët dhe gazetarët 23 vite më parë, me të sotmen, aq më tepër kur “mbrojtja” fjalës së lirë, i vjen nga shtypësit e saj.

Shpifësit dënohen kudo në botë me ligj, ajo duhet bërë edhe në Shqipëri , asgjë më shumë se ndodh në botën e qytetëruar demokratike. Një medie nuk mund të fabrikojë lajme, shkrime, opizione dhe analiza, pasi misioni i saj është të transmetojë dhe botojë vetëm të vërtetën e bazuar mbi fakte.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 19/12/2019 18:23

    Po ky qe ka vra gazetare,vetem pse e dinin takimin e tij me Miloshin.Tash na kerkueka "drejtesi" dhe mbrojtje te fjales e emdnimit te lire.vertet "Genjeshtar recdidive",te ciles duhet ndalur rriten ne trojet mediale e politike shqiptare.

    Përgjigju
  • Bobo: 18/12/2019 23:32

    Cfar kafshe ky Berisha

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 18/12/2019 21:47

    Perfekt ARTUR AJAZI,, vetëm ke harruar diçka,, binin edhe plumba mbi gazetar ,,tek tuk.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë