Sa ushtarë rusë janë vrarë në luftën me Ukrainën?

Sa ushtarë rusë janë vrarë në luftën me Ukrainën?

1726571008_ushtareruse.JPG

Foto:Ushtarë rus

Më shumë se 70 000 anëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur gjatë luftës me Ukrainën, shkruan në një artikull prestigjozja BBC.

Për herë të parë, vullnetarët - civilë që u bashkuan me ushtrinë ruse pas fillimit të luftës - përbëjnë grupin më të madh të viktimave.

Shumë prej tyre vijnë nga zonat e varfëra, të tërhequr nga pagat e larta, por disa raportohet edhe të jenë detyruar të shkojnë në luftë.

Shkalla e vdekshmërisë për vullnetarët ka qenë vazhdimisht e lartë, me mbi 100 vdekje çdo javë që nga tetori 2022.

Sipas të dhënave, rreth 13 700 vullnetarë kanë vdekur, ose 20% e totalit.  Ish-të burgosurit që u dërguan në luftë në këmbim të faljes së dënimit ishin më parë grupi më i madh, me 19% të vdekjeve. Ndërsa ushtarët e mobilizuar, qytetarë që janë thirrur të luftojnë, përbëjnë 13% të vdekjeve. Ndërkohë shumica e vullnetarëve që vdesin në front janë të moshës nga 42 deri në 50 vjeç.

Vullnetarët shpesh nuk kanë trajnimin e duhur për të luftuar në vijën e frontit, veçanërisht në Ukrainën lindore.

Po ashtu nga ana tjetër shumë ushtarë rusë kanë raportuar se nuk kanë pajisje të mjaftueshme dhe dërgohen në zona të pastudiuara mirë, me shumë pak ose aspak trajnim para se të shkojnë në betejë. Sipas BBC, edhe kujdesi mjekësor jo i duhur ka luajtur rol në numrin e lartë të vdekjeve.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ The Guardian: Rusia e kishte parashikuar inkursionin ukrainas në Kursk për muaj të tërë


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut

‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut