Kupa e Gjermanisë është në fazën e 1/8. Pas dy ndeshjeve të sotme, në çerekfinale do luajnë Bayern Leverkusen dhe Saarbrucken. "Aspirinat" fituan 3-1 kundër Paderborn, ndërsa Saarbrucken mundën 2-0 Eintracht Frankfurt.
Në "BayArena" skuadra e Xabi Alonsos nuk e vendosi në diskutim fitoren duke shënuar dy gola që në pjesën e parë me Boniface dhe Palacios. Në minutën e 83 miqtë shkurtuan me Klaas, ndërsa duhej Patrick Schick që të shënonte golin e tretë për Leverkusen.
Në "Ludëigspark Stadion" vendasit e Saarbrucken vijojnë të bëjnë mrekullinë duke fituar 2-0 kundër Eintracht Frankfurt. Skuadra e Ligës së Pestë në Gjermani eliminon kështu një tjetër ekip elite, kjo pasi një tur më herët kaloi gjigantët e Bayern Munich. Golat për Saarbrucken u shënuan nga Brunker dhe Kerber.