Sabah Bizi u nda nga jeta, presidenti i Vllaznisë: Shembull frymëzimi për brezat
Alban Xhaferi dhe Sabah Bizi
Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë së futbollit ka reaguar dhe ka shprehur ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të legjendës Sabah Bizi. Shembull frymëzimi, kështu shprehet Xhaferi për ish-futbollistin kampion të Vllaznisë dhe Kombëtares i cili mbylli sytë këtë të enjte në moshën 77-vjeçare.
"Lamtumirë “Nderi i Kombit” Sabah Bizi! Legjenda e Vllaznisë tonë dhe e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Një shembull frymëzues për të gjithë brezat duke lënë pas një karrierë të ndritshme në futboll. FItues i titujve kampionë dhe kupave, ku debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.
Gjatë karrierës së tij, Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Beckenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç. Në atë përballje, Bizi, pasi ishte i shtruar në spital për disa ditë me radhë, u kërkua nga trajneri Loro Boriçi të ngrihej nga shtrati për t’u përballur me Beckenbauer dhe duke eleminuar Gjermanine.
Dua t'i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të saj të dashur. I perjetshem qoftë kujtimi yt Mjeshtër", shkruan Xhaferi.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Mars, 21:56
Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?
-
Po
47.8%
-
Jo
45.2%
-
Jam i/e dyzuar
7%
Vota total: 1446
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja me KFW për investime të reja në ujësjellës për Shkodrën, Lezhën dhe Sarandën, Malaj: Mbi gjysma e popullsisë urbane do të ketë furnizim më të sigurt me ujë
5 Mars, 19:16
-
Akuzojnë Bashkim Ulajn se po u grabit pronat për të ndërtuar resort, banorët e Rrjollit protestojnë para Kuvendit
5 Mars, 18:29
-
Nuk zbatoi vendimin e Gjykatës për rikthimin në detyrë të drejtorit të Ujësjellësit Shkodër, SPAK kërkon dënim me 700 mijë lekë gjobë për Bardh Spahinë
5 Mars, 14:18
-
Çudirat e Sylvinhos në Kombëtare, 'refuzon' të afrojë futbollistin më të shtrenjtë që ka Shqipëria
5 Mars, 13:35
-
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja historike e Shqipërisë U-21 kundër moshatarëve të SHBA-së
5 Mars, 12:55
-
U arrestuan pas përplasjes me punonjësit e ‘Breçani Security’, Gjykata e Shkodrës liron 8 banorët e Rrjollit, por i ndalon të protestojnë
5 Mars, 12:40
-
'Duhet dhënë maksimumi nga të gjithë', Zabaleta për ëndrrën Botëror: Kemi shansin të shkruajmë historinë e Shqipërisë
5 Mars, 12:10
-
Eliminimi në Kupë nga AF Elbasani, Partizani tregon pamjet dhe akuzon: Vjedhje, Hamiti të përjashtohet! Ne e shpallim 'non grata'
5 Mars, 10:51
-
Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale! Eliminohen Tirana dhe Partizani
4 Mars, 21:47
-
Shkodër/ Banorët e Rrjollit prej 34 ditësh në protestë kundër resortit të Ulajt: Gati të sakrifikojmë edhe jetën për pronën
4 Mars, 13:16
-
Të gjitha skuadrat janë në garë, sot luhen katër çerekfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë! Dinamo - Tirana zhvillohet në 'Air Albania'
4 Mars, 12:27
-
Shkodër/ Shpërndanin drogë dhe mbanin armë pa leje, pranga xhaxhait dhe 2 nipave! Sekuestrohen 280 doza kanabis, e kishin paketuar me qese farmaceutike (EMRAT)
4 Mars, 12:02