Sadiku: Me Panucci-n nuk ishim grup, Reja ka sjellë frymë pozitive

Edy Reja ka sjellë një frymë pozitive në Kombëtare. Të paktë kjo është ajo që po thuhet nga futbollistët kuqezi në çdo konferencë për shtyp deri më tani. Së fundmi ka qenë Armando Sadiku ai i cili deklaron se gjërat janë shumë më ndryshe nga ç’ishin me Panucci-n.

“Me Panucci-n nuk ishim grup, plus që nuk krijuam një raport të mirë që në fillim. Duhet të jemi një grup i vetëm siç kemi qenë në Europian si me De Biazin. Me Rejën do ta gjejmë atë grup që na mungonte me Panuccin, pasi me trajnerin e ri është një atmosferë pozitive.”

Më tej sulmuesi i Kombëtares pohon se në stërvitje trajneri po punon me skemën 3-5-2, ndërsa ai vetë ka besim se kundër Islandës do të jetë sërish deçiziv.

“Jam munduar të jap më të mirën time. Kur më është dhënë rasti jam munduar të shënoj, siç ishte në Andora. Do të më pëlqente të jem deçiziv edhe në këto sfida.”

Mjaft besimplotë ishte edhe qendërmbrojtësi Ardian Ismajli, i cili mendon se Kombëtarja mund t’ia dalë të kualifikohet në Euro 2020.

“Unë besoj se nëse marrin  tre pikë me Islandën ka shumë gjasa të kualifikohemi. Mund të mundim dhe Moldavinë dhe kemi gjasa për kualifikim. Do të shkojmë për fitore aty”.

Në fund Ismajli zbuloi edhe diçka përsa i përket karrierës në nivel klubesh. I pyetur nëse Atalanta ka shfaqur interes për të ai është përgjigjur:

“Ka pasur interesim nga skuadra të tjera, por tashmë jam i fokusuar këtu.”

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia