Pasi deklaroi dje se do të jepte dorëheqjen nga funksioni i deputetit, saimir Tahiri e ka zyrtarizuar sot hapin e tij duke i dërguar një letër Kuvendit.
Në letrën e siguruar nga Report TV dhe që mban firmën e Tahirit, ky i fundit i këkron kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi, që të ndjekë hapat e parashikuar nga ligji për zbatimin e kërkesës së paraqitur prej tij.

Letra e Saimir Tahirit drejtuar Gramoz Ruçit
Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur dje se zotëron dy letër-porosi nga Italia dhe Greqia dhe pretendon se në bazë të tyre disponon prova të reja, që mund të dëshmojnë implikimin e Tahirit në trafikun e drogës bashkë me grupin e Habilajve.
Një nga pistat e ndjekura nga Prokuroria, është një hyrje-dalje e Tahirit nga Shqipëria që nuk është regjistruar në sistemin TIMS, ndërkohë që në shtetin e huaj ku ka qenë, hyrja dhe dalja e tij është regjistruar.
Gjatë ditës së sotme presidenti amerikan në Tiranë Donald Lu e përshëndeti vendimin e Tahirit dhe tha se tani ai do të përballej me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë dhe pa mburojën politike që mund t'i jepte mandati i deputetit.
Shumica socialiste kishte refuzuar herën e parë që t'ia hiqte mandatin Tahirit, pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e tij.
-
Te nderrosh samir tahirin me takun keni shkuar 1000 vjet prapa .Pa koment Pa fjale.
Përgjigju -
Cfare juristesh?!. Mandati nuk eshte dicka qe dorezohet nga nje deputet. Mandati "dorezohet" nga zgjedhesit tek deputeti dhe ky vecse mund te heq dore prej mandiatit jo ta dorezoje!!!!!!
Përgjigju-
Po si kujton qe e kam marre diplomen Sajmiri? Hahaha " e ndriti " nga Firenze dhe erdhi e perfundoi ketu. Minister i biri botes, jurist me pervoje hahahaha
-










Komente
Komento