Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar sot largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie anti-mafia si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira, si kusht që Shqipëria të integrohet në BE, pas dorëheqjes së deputetit Saimir Tahiri.

“Edi Rama e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Saimir Tahirin dhe kjo është loja e tyre. Tahiri rezistoi dhe nuk e dorëzoi mandatin kur ia kërkoi Prokuroria herën e parë. Edi Rama i ktheu deputetët socialistë në gjyqtarë për mbrojhur Tahirin” – tha Basha.

Sipas Bashës një gjë e tillë i dha Tahirit kohë që të shkatërronte provat që e implikonin.

Tahiri e pastroi banesën nga provat dhe zhvendosi me sukses thasët me eurot e drogës. E vetmja gjurmë janë thasët me 860 mijë euro dhe patentat e Tahirit në makinën e Orest Sotës, gjithashtu i liruar. Këto prova u shkatërruan pas Rama vuri Prokuroren pa vetting dhe vetëm me votat e tij. Tani të gjithë e kanë të qartë se pse Edi Rama kapi Prokuroren e Përgjithshme, se kështu garantonte që Saimir Tahiri edhe pa mandat nuk do vihej para drejëtsisë, për të shpëtuar veten.

Menjëherë më pas u ekstradua në shkelje të ligjit shqiptar Nazer Seiti, dhe ata që e bënë ktë akt në shkelje flagrante të ligjit as gjykohen edhe as hetohen, për arsyen e thjeshtë se është bërë atë me udhër të Edi Ramës.

Pas këtyre akteve dhe presionit të drejtë nga Gjermania dhe faktorit ndëkrombëtar, ku o është thënë se është e patolerueshme, erdhi dorëheqja e Tahirit si mashtrim për Gjermninë dhe Europën, për të thënë se tani është në dorë të Prorkuorisë, por Prokuroria ësht në dorë të Ramës.

A ka shqiptar që e beson se Saimir Tahiri do ta kanabizonte Shqipërinë dhe do drejtonte trafikun drogës pa bekimin e Edi Ramës?

Jo që jo.

Kjo është arsyeja se pse Edi Rama vazhdon me çdo kusht të pengojë zbardhjen e hetimit të plotë për Tahirin, sepse nga çdo informacion për Tahirin zbulohet vetë Rama.

Dëshmitë dhe provat në komisionin Tahiri do tregojnë së skema vazhdon. Siç vazhdon kokaina, ku Xibralka dhe Maminasi janë dëshmi e kontrollit dhe garancisë që Rama i jep drogave të forta në vend.

Rama nuk fshihet dot pas Tahirit, për të fshehur gjurmët e tij.

Drejtësia e kapur dhe e shntazhuar dhe Prokuroria në kontrollin e plotë të Edi Ramës nuk bëjnë drejtësi.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Ajo që i hap rrugën drejtësisë janë largimi dhe dorëheqja e Edi Ramës.

Nuk ka Bashkim Evropian me qeverinë mafioze.

Zgjidhja e vetme është largimi i tij, një qeveri anti-mafia dhe zgjedhjet e lira në vend.

Gazetare: Cila janë skandalet që paralajmëruar se do shpërthejnë?

Skandali më i madh është skandali Tahiri, që provon katërcipërisht se ai dhe Rama vijojnë paktin mafioz.

Lulzim Basha

Gazetare: Qeveria antimafia, do të jetë një qeveri teknike që na kthen një vit më parë?

Jemi të hapur për gjithçka, por ajo që ka rëndësi është largimi i Edi Ramës dhe i çdo ministri të lidhur me krimin dhe mafien. Largimi i Edi Ramës është zhbllokimi i rrugës evropiane të Shqipërisë.

Lulzim Basha