Ish-ministri i brendshëm është një nga personazhet publikë mjaft aktivë në rrjetet sociale. Herë pas here, Saimir Tahiri publikon foto me të birin, ose ndan disa momente nga jeta e tij personale me të gjithë ndjekësit e tij.

Para pak minutash Tahiri ka publikuar një foto me Drinin e vogël. I veshur mjaft komod dhe me një kapele ushtarake, ish-ministri shihet ulur krah të birit, teksa buzëqeshin të dy.

Foto e publikuar nga Saimir Tahiri

“Duke i shpjeguar rilindasin e madh Petro Nini Luarasi por nuk e kishte mendjen,”- shkruan Saimiri krahas fotos.

Ish-ministri i Brendshëm njihet si eksplorues dhe dashamirës i natyrës. Kujtojmë që vetëm para pak javësh Tahiri publikoi një foto teksa ngjiti ‘çatinë e labërisë’, dhe u shfaq në Majën e Kendrevicës, në lartësinë 2122 metra.