Saimir Tahiri 'letër publike' të birit në 8 vjetorin e lindjes: Që tani je më i mirë se unë

Saimir Tahiri 'letër publike' të birit në 8 vjetorin e lindjes: Që tani je më i mirë se unë

Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka bërë një dedikim prekës për të birin.

Drini mbush sot 8 vjeç dhe mes rreshtash i ati i kërkon ndjesë për momentet kur ka munguar dhe i bën publike një varg të gjatë këshillash.

Postimin në profilin zyrtar të Facebook, Tahiri e ka shoqëruar me një foto artistike, për të bërë më kuptimlotë mesazhin se do jetë gjithmonë krah të birit.

Leter për tim bir…
Tani shkove 8 Drin! Ndërsa unë kam humbur shumë kohë, në fillim se më mori me vete puna, me pas fatura e punës sime.
Nuk jam as i pari e as i fundit që harroj gjërat e rëndësishme në jetë. Nuk jam as i pari e as i fundit që e kuptoj më vonë. 
Dikur do e kuptosh edhe vete. 
Por mjaftohu me shëmbullin tim e mëso të bëhesh i mirë, se më i mirë se mua je që tani. 
Gjëra me rëndesi do të të dalin plot në jetë, por kurrë mos harro veten dhe ata që ke pranë. Kjo ka më shumë rëndësi, gjithmonë.
Ti tani po rritesh. Pa e kuptuar as unë. As ne.
Po ç’ke kaluar deri sot, është asgjë me ç’të vjen përpara. 
Por ti jepi forca! Edhe kur të të duket se fuqia të lë. Mua me ke aty.
Ka nga ata që do kenë më e pakta 2 fytyra. Të tjerë kanë më shumë. Ka nga ata që tradhetojnë veten, nënën, babain, vëllain, motrën, djalin e vajzën, shokun e mikun. Njerezit e vendin po e po. 
Por mos u lesho! Ka plot edhe nga ata që janë të vërtetë.
Edhe ti ashtu bëhu. I vertete. 
Ji vetevetja. Edhe kur të duket se nuk fiton gje. Përballë atyre që shesin veten e gjithçka kanë, ti fito veten tënde. 
Lufto! Lufto gjithomë! Me veten e me kedo tjeter. Por mos e tradhto shpirtin e gjithcka beson. Per këdo e asgjë.
Humbe garen “kush duket më shumë e kush fiton më shumë”. Fito garën e jetës, për të ditur më shumë e për të dhënë më shumë.
Dhe jep! Sakrifiko!
Në jetë çdogjë e ka një çmim. Por më të shtrenjtin e ka liria. Atë çmim paguaje me çdo kusht. Në fund, liria vlen më shumë.
Por ka dhe shpagim, çdo gjë. Dikur. Ndaj bëj durim. 
Drejtësia nuk vjen vetë, po se kërkove. Edhe me luftë. 
Ajo është lufta që ia vlen ta bësh gjithmonë, edhe kur e humbet. 
Por ti do e fitosh Drin. 
Mua më ke aty, përgjithmonë.
Edhe 100

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tregu: 28/02/2019 23:50

    Qente LE te lehin .., Nuk Jane KETA qene QE mund te na mbrojne nga UJQERIT ...DUHET NJE bari si Baftjar ZEQO QE te na mbroje nga hienat HAXHI kalluci , Tahir kastrati ., komunisti leonidha Papuqiu dhe sa e sa Qelbesa te tjere qe BEJNE oraret SE KUR DUHET te pellasin hoxhallaret naten the prifterinje kaq hera njehere DITEN ..BARIU BAFTJAR ESHTE NE BURG ?? AI REKRUTON TE BURGOSUR TE PASUR dhe biznesi"BURG"eshte be lartesine e mundshme . Cdo GJE eshte ne ngerc.SKLLEVER DHE PADRONE ...

    Përgjigju
  • Shpresa: 28/02/2019 23:32

    Kupola e krimit eshte >>>> TAHIRAMETA .PERSAKOHE KETA KANE POZICIONIN E KADAFIT DUHET KOHE TE HAPEN MINIERAT E TYRE TE FLORIRIT , KROMIT BAKRIT , ARIT DHE VENDEVE PARAJSA NE VENDIN TONE .KEMI SHUME PUNE PER TE BERE ...NUK ESHTE E LEHTE ...VETEM STUDENTET QE NUK JANE TE PERLYER MUND TA HEQE QAFE KETE ZGJEDHE JO E DY QEVE .PO "DY QETE "DHE KALORESI META .PASTAJ DUHET BERE INVENTARI DUKE FILLUAR NGA DREQTESIA NGA. " TE HUAJTE" ME EMRA DHE FOTOGRAFI SIC BERI I PAFAJSHMI DRITAN PRIFTI .OPINIONET NE LIBRA DHE GAZETA MBAJNE AKOMA NE PUSHTE KADAFET SHQIPETARE QE MBESHTETEN NGA MAFIA EUROPIANE .MBESHTETJE TE KERKONI TE SALVINI ETJ QE DUAN TE RUAJNE HARTEN EGZISTUESE, PERNDRYSHE SKA ME ITALI SPANJE FRANCE , GJERMANIA ESHTE NE AGONI .XHAMITE KANE PUSHTUAR VENDIN ...NUK JEMI ME TE ZOTET E HAURIT ...kushtetuta DUHET rinovuar ...

    Përgjigju
  • Burbuqja: 23/02/2019 03:44

    Nje perqindje e dorzimit te mandateve PERBEN edhe te qenurit jashte burgut e trafikantet Tahiri

    Përgjigju
  • fadil pixg gjoleka: 22/02/2019 12:44

    O mali po të kishin kta fakte Sajmir Tahirin do ta kishin kalb në burg se gjith padrejtësia ishte në duart e kryekriminelit qen salhe . A e pe ata donin ta futnin në burg pa fakte e pastaj dilte Sajmiri nga burgu e me taksat e gjith Shqiptarve meret miljonat. E ktyre me 7 klas shkoll që i bēri kryekrimineli gjukatës me shkollën e plepave s'mbanin përgjegjsi. Po sy peshkaqeni xeni salheut ku i gjen lekët që shtit botën pa punuar ? ? M Un kam ler në amerik kam bër shkollën e nuk kam shanc të shëtis botën bëj jet të mir po jo si xeni sy peshkaqen . Thirini trurit salheu është kryekrimineli i gjith historis Shqiptare.

    Përgjigju
  • Mali: 22/02/2019 11:20

    Kujt i shet dengla ti Sajmir? Me ke kulton se tallesh?! Po a e mendon qe po te kishte shtet do ishe ne qeli? Ku eshte pare ne ndonji shtet te botes qe ministri brendeshem ben transaksione te dyshimta me mafioze? Vetem kaq mjafton qe ti te mos dalesh gjekundi ne horizont. Ne cvend te botes ndodh qe me rroge partie te blesh nji apartament qindra mijera euro, anije me vela dhe fuoristrade? Ku e ke pare qe nji minister te beje pushime ne malin e zi me drejtuesin e nje kompanie qe i ka dhene tenderin?

    Përgjigju
  • USA: 21/02/2019 23:57

    Pa pune ky mistreci me cfare jeton dhe paguan "taksat"vetem ai e di.

    Përgjigju
  • Vloreee: 21/02/2019 22:16

    Njeri i mire je vertet... Saje jo per te ber qefi po je njesh ...ja u vure pergjusat neper zyra ktyre legenave se do te kishin rras brenda kta per te ber shembull... respekte pa interes.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?