Saimir Tahiri pagoi 20 mijë dollarë që ambasada e SHBA të mos komentonte në procesin gjyqësor

Saimir Tahiri pagoi 20 mijë dollarë që ambasada e SHBA të mos komentonte në procesin gjyqësor

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duke hyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë më 11 shkurt 2019

Në një deklaratë plotësuese të dorëzuar në fund të korrikut në Departamentin e Drejtësisë në SHBA kompania Stone Strategic Solutions Srl, e cila ishte pajtuar në fillim të vitit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, sqaron se kishte takuar stafe të dy kongresmenëve dhe senatorit Ted Cruz dhe drejtues të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, me të cilët ishte diskutuar “nevoja që personeli i Ambasadës së SHBA të mos komentonte gjatë procesit gjyqësorë të të huajve”.

Në shpjegim po ashtu thuhet se përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit u është bërë me dije ndikimi i madh që ambasada kishte në gjykatat shqiptare, ndërsa mësohet se Tahiri pagoi 20 mijë euro për lobimin që u bë i ditur në fillim të vitit.

Ish-Ministri i Brendshëm që u akuzua për trafik ndërkombëtar nakotikësh dhe u dënua fillimisht nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me 5 vjet vetëm për shpërdorim detyre. Çështja ndaj tij u apelua dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi prishjen e vendimit dhe rikthimin e saj për rigjykim.

Gjatë procesit Tahiri pati disa përballje publike me ambasadën e SHBA-ve në Tiranë para dhe gjatë gjykimit.

Fillimisht ambasada ngriti alarmin për presione gjatë shqyrtimit të një mase sigurie ndaj Tahirit. Pas vendimit, në shtator të vitit që shkoi, përgëzoi gjetjen fajtorë të tij si shenjë pavarësie e gjyqësorit, por e cilësoi dënimin shkurajues. “Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat”, shprehej ambasada.

Tahiri i cilësoi këto komente si presion i madh ndaj gjykatës, ndërsa tha se vendimet e gjykatës nuk duhej të komentoheshin aq më shumë nga ambasada. I pyetur mbi marrëdhënien e lobimit Tahiri i tha BIRN se nuk do të komentonte. Ndërkohë deri në publikimin e shkrimit nuk pati koment as nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Vëzhgues të ambasadës kanë vijuar të jenë të pranishëm në seancat gjyqësore në apel, ndërsa ndoqën edhe procesin në shkallën e parë.

Tahiri nuk është i vetmi politikan apo figurë publike në Shqipëri që është në përplasje me qëndrimet e ambasadës në kryeqytet apo vendimet e Departamentit të Shtetit. Një kontratë lobimi kundër vendimit për shpalljen “non grada” është rregjistruar në emër të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.  Një sërë gjyqtarësh u është revokuar viza për në SHBA dhe janë rrëzuar në veting për këtë arsye./BIRN

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fiqa: 01/09/2020 12:46

    Kur ambasada amerikane esht e karruptuar vaj medet si jan politikanet ton

    Përgjigju
  • Drejtesia: 01/09/2020 12:11

    20..000USD jane nie fjale goje me rroga shteti

    Përgjigju
  • Elvisi: 01/09/2020 10:39

    Ambasada usa mbeti duke cuar njerez neper gjykata me i bo presion gjyqtareve. Vetem ne shqiperi ndodh.

    Përgjigju
  • Ylli doganes: 01/09/2020 06:33

    Ky trafikanti ka qene gabimi me i madh i Rames ne pushtet. Ky llumi ishte shembelltyra se çmund te beje nje kriminel kur i jepet pushtet. Si puna ktij jane edhe ca te tjere ne ps. Uroj te marresh denimin maximal per te gjitha krimwt qe ke bere o qorr

    Përgjigju
  • edi: 01/09/2020 03:58

    So Ted Cruz ka more pare ,Ai eshte me i ndershmi i te pa ndershmeve Go Teddy Trump te ka xhan

    Përgjigju
  • Vlora: 31/08/2020 22:57

    Po per kete lajmin e sajmos nuk paska asnje koment?

    Përgjigju
    • Fredi: 31/08/2020 23:36

      Cfare te komentosh? Qe Saje qorri ka lobuar me parate e droges per te pastruar figuren e tij te flliqur? Apo qe ametikanet veprojne si gjobevenes? Apo qe Spaku fle gjume dhe nuk e heton kete kontrate te flliqur me para te flliqura? Apo qe komentet mund te mos publikohen fare? Saje qorri doli jashte politikes por vazhdon pastrimin e parave te droges ne ndertim dhe investime.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja