Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka regjistruar emrin në rendin e ditës në seancën e sotme parlamentare dhe ka mundësi që ai të flasë sot në Kuvend.
Tahiri u pa të hynte në sallë në orën 10 e 24 minuta, në momentin kur fjalën e kishte kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.
Ish-deputeti socialist, i cili tashmë është i pavarur, pasi PS-ja e hoqi nga grupi i saj, për shkak të hetimit që ka nisur Prokuroria ndja tij, për përfshirjen e mundshme në trafikun e drogës me bandën e Habilajve, ka një kohë të gjatë që nuk flet në publik.
Shfaqja e tij e fundit në Kuvend ishte në seancën e kaluar, kur Tahiri u paraqit pas rreth gjashtë muajsh, në mënyrë që të mos humbiste mandatin.
Një ditë më parë, Edi Rama, në praninë e Federica Mogherinit, deklaroi se qeveria është e gatshme të japë autorizimin për arrestimin e tij, në rast se prokuroria do të jepte qoftë një provë të vetme ndaj Tahirit.
Ish-minsitri Tahiri sot në kuvend